Si ndikon mungesa e gjumit në zgjedhjen e ushqimit

Life style

Si ndikon mungesa e gjumit në zgjedhjen e ushqimit

Më: 14 prill 2019 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Shkencëtarët gjermanë të Universitetit të Këlnit kanë gjetur se mungesa e gjumit është e lidhur me një rritje të mundësisë ndaj të ashtuquajturit ushqim të shpejtë.

Fenomeni mund të shpjegohet me ndikimin e deficiteve të gjumit në mekanizmat e shpërblimit të trurit, thonë studiuesit.

Përveç kësaj, mungesa e gjumit mund të shqetësojë balancën e hormoneve që rregullojnë oreksin dhe ndjenjën e ngopjes.

Një numër studimesh të hershme kanë lidhur një gjumë të shkurtër me shtimin e rrezikut të mbipeshës, shkruan revista Neuroscience.

Gjetjet e reja janë mbledhur nga 32 burra të shëndetshëm të moshës 19 deri 33-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat