Sa më mirënjohës të tregoheni, aq më shumë vërshojnë të mirat - Bota Sot
Sa më mirënjohës të tregoheni, aq më shumë vërshojnë të mirat

Life style

Sa më mirënjohës të tregoheni, aq më shumë vërshojnë të mirat

Më: 16 prill 2019 Në ora: 06:37
Ilustrim

Ligji i Tërheqjes është i vetmi ligj në botë që ua mëson suksesin. Kështu thotë shkrimtarja e famshme, Rhonda Byrne.

Si ka mundësi që një njeri që ka lindur në mjerim, që e fillon jetën nga hiçi dhe ka një shkollim minimal, përfundon si president apo njeri i famshëm.

Si ka mundësi që dikush nis nga zeroja një biznes dhe ndërton një perandori  e bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë?!

Si ka mundësi që dy njerëz e fillojnë karrierën në të njëjtin stad, por vetëm njëri prej tyre ecë përpara, duke arritur suksese të njëpasnjëshme.

Kurse  tjetri, edhe pse punon, nuk arrin kushedi se ku, edhe pse përpiqet fort?!

Ajo çka mungon në rastin e dytë është një hallkë shumë e rëndësishme, që quhet mirënjohje.

Sipas Ligjit të Tërheqjes, ju duhet të ndiheni mirënjohës për atë sukses që keni arritur.

Sado i vogël qoftë, në mënyrë që ai të shumëfishohet e të bëhet pjesë e pandarë e jetës suaj.

A doni të bëheni të suksesshëm dhe që në punën tuaj të vërshojnë të mirat?

Të mirat mund të përfshijnë rritjen e pagës, një detyrë më e lartë, frymëzimi për ide të reja, por edhe që të vlerësoheni më shumë nga ata që janë më lart se ju.

Për të arritur këtë është e domosdoshme të jeni mirënjohës për atë punë që keni.

Sa më mirënjohës të tregoheni, aq më shumë do të derdhen të mirat drejt jush. Kështu thotë Ligji i Tërheqjes.

Tashmë duhet ta keni kuptuar e duhet të jeni mësuar me idenë që për të shumëfishuar çdo gjë të mirë në jetë duhet të jeni mirënjohës për ato që keni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...