Ushqimet që nuk duhet t’i ndani kurrë me qenin tuaj

Life style

Ushqimet që nuk duhet t’i ndani kurrë me qenin tuaj

Më: 16 prill 2019 Në ora: 10:31
Ilustrim

Ju vjen keq kur qeni juaj ju shikon me ato sytë e bukur në momentin që hani, ndaj nuk rezistoni dot dhe e ndani ushqimin tuaj menjëherë.

Mos e bëni më këtë gabim nga sot e në ditët në vazhdim, pasi do t’i kushtojë jetën qenit dhe kjo do t’ju mërzisë më shumë se sa thjesht momenti i mos ndarjes së ushqimit, transmeton Klan Kosova.

Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i ndani me qenin tuaj:

Rrushi
Duken të padëmshme sepse janë fruta në fund të fundit por mund te jetë alergjike për qentë. Nëse veterineri nuk e di arsyen vërtetë të kësaj alergjie nuk do të mund ta shpëtojë atë.

Avokado
Jo çdo gjë që I bën mirë organizimit të njeriut I bën edhe kafshëve. Avokadot përmbajnë persin, e cila mund të jetë toksike për qentë. Është dhe në lëkurën tyre dhe në pjesën e tulit të frutit, kështu që ju duhet të mbani qenushin tuaj larg.

Kockat e mbetura
Vetëm sepse kockat janë ushqimi i preferuar i qenve nuk do të thotë që çdo kockë është e mirë për të. Kockat e pulës janë shumë të rrezikshme pasi janë lehtësisht të thyeshme dhe kjo mund të jetë shumë e dëmshme për ata.

Çokollata
Disa njerëz ende nuk e dinë se çokollata është jashtëzakonisht toksike për mikun më të mirë të njeriut. Është më keq për disa raca sesa të tjerat.

Hudhra
Është shumë toksike për miqtë tanë të mbuluar me qime. Hudhra mund të krijojë anemi tek qentë, duke shkaktuar efekte anësore të tilla si mishi i zbehtë, dobësimi dhe kolapsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat