Sëmundjet që shkaktohen nëse flemë më pak se pesë orë

Life style

Sëmundjet që shkaktohen nëse flemë më pak se pesë orë

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Ekspertët thonë se më pak orë gjumë në ditë është një nga mitet më të dëmshme rreth shëndetit.

Menaxhimi i rregullt në katër ose pesë orë rrit rrezikun e sulmeve të zemrës, sulmeve në tru dhe vdekjes së hershme, sipas një studimi mbi 20 mitet më të zakonshme rreth gjumit nga studiuesit amerikanë, transmeton KosovaPress.

Rebecca Robbins, e cila udhëhoqi studimin nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut, tha se ka dëshmi të gjera për të treguar se pesë orë gjumë ose më pak vazhdimisht rrit rrezikun në masë të madhe për pasojat e pafavorshme të shëndetit.

Problemi me alkoolin para gjumit është se ai zvogëlon cilësinë e gjumit kështu që ne ndihemi shumë më pak të pushuar ditën tjetër.

Studimi, i botuar në revistën Sleep Health, po ashtu ofron këshilla për ata që  duhet të ngrihen herët dhe të bëjnë diçka që nuk është stresuese.

Studimi këshillon kundër shikimit të TV para shkuarjes në shtrat, pasi ai ndikon që të qëndrojmë zgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat