22 proverba japoneze, që do të ta ndryshojnë jetën - Bota Sot
22 proverba japoneze, që do të ta ndryshojnë jetën

Life style

22 proverba japoneze, që do të ta ndryshojnë jetën

Më: 16 prill 2019 Në ora: 22:52
Ilustrim

Proverbat japoneze kanë aftësinë për të sugjeruar sjellje dhe mendime në një mënyrë të thjeshtë por të thellë, disa pasqyrojnë jetën e përditshme, në përpjekje për të mësuar diçka, të tjera përfshijnë metaforat dhe simbolizmat që kanë vlera themelore. Në këtë artikull rendisim 22 proverba që do t’ju ndihmojnë të ndryshoni jetën tuaj në një dritë pozitive, duhet t’i lexoni të gjitha dhe të reflekton.

“Mos thuaj – është e pamundur”. Thuaj: “Nuk e kam bërë ende”.

“Është më mirë të jesh armiku i një personi të mirë sesa miku i një personi të keq”.

“Me drurin e premtuar, shtëpia nuk ngrohet”.

“Nëse mendoni, vendosni, nëse keni vendosur tashmë, mos hezitoni”.

“Kur prindërit punojnë dhe fëmijët argëtohen, nipërit e mbesat kërkojnë lëmoshë”.

“Koha që kaloni duke qeshur është koha që kaloni me perënditë”.

“Burri dhe gruaja duhet të jenë gjithmonë miq dhe të dashur”.

“Duke studiuar të kaluarën, ju mësoni përsëri diçka.”

“Peshku që përpiqet të ikë gjithmonë duket më i madhi”.

“Gjithkush bën gabime. Kjo është arsyeja pse ka një gomë për çdo laps”.

“Ndonjëherë fiton. Gjithë herët e tjera, mëson”.

“Të pyesësh është turp për një moment, të mos pyesësh është turp për të gjithë jetën”.

“Kur karakteri i një njeriu është i paqartë, shikoni miqtë e tij”.

“Uji që bie nga një vazo, nuk kthehet më”.

“Kush blen gjëra të tepërta, shet gjërat që i ka të domosdoshme”.

“Shiko gabimet e të tjerëve dhe korrigjo të tuat”.

“Burrë e grua duhet të jenë si duart dhe sytë: kur duart bëjnë keq, sytë qajnë, kur sytë qajnë, duart fshijnë lotët”.

“Një buzëqeshje është si një furçë dhëmbësh. Duhet ta përdorni shpesh për të mbajtur dhëmbët të pastër”.

“Cila është dhoma për të medituar? Zemra jote”.

“Mund të qëndrosh pa lëvizur në një lumë që rrjedh, por jo në botën e njerëzve”.

“Njeriu që mund të shohë gjërat e vogla ka një pamje të qartë dhe një zemër të qetë”.

“Një rrugë mund të jetë e gjatë ose e shkurtër, por nëse nuk e hidhni hapin e parë, do të jetë shumë e gjatë”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...