Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Life style

Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Më: 18 prill 2019 Në ora: 07:52
Ilustrim

Hulumtimi më i ri ka treguar që përbërja e qumështit të nënës është i ndryshëm varësisht se a ka lindur djalë apo vajzë

Psikologët Nensi Segal dhe Satoshi Kanazava theksojnë që ekziston predispozita evolucionare që përbërja e qumështit human të jetë më i mirë për fëmijët e gjinisë mashkullore.

Në të vërtetë, kur lind djalë, qumështi i nënës është plot yndyrë dhe proteina, ndërsa vajzave u siguron sasi më të madhe të vetë qumështit.

Si edhe me të gjitha gjërat lidhur me evolucionin, duket që kjo teori bazohet në idenë që prindërit dëshirojnë të mbrojnë gjenet e veta për të ardhmen.

Shkaku për këtë teori është që meshkujt e fuqishëm përpiqen të realizojnë monopol ndaj femrave, derisa meshkujt më të dobët praktikisht nuk kanë shanse që të transmetojnë gjenet e veta në gjeneratën e ardhshme.

Nëse nëna është në gjendje të keqe shëndetësore apo nuk ka mjaft ushqim – apo mbase statusi i saj socio-ekonomik është i ulët – djali i saj i sapolindur mbase nuk do të arrijë që të gjejë partneren dhe të transmetojë gjenet në gjeneratën e ardhshme.

Megjithatë, shkencëtarët pranojnë që akoma nuk u është krejtësisht e qartë përse, kur është fjala për llojin e njeriut, përbërja e qumështit të nënës varet nga gjinia e fëmijës të cilën e ka lindur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat