Thënie nga Napoleon Hill për t’u bërë sa më ambiciozë dhe më të suksesshëm

Life style

Thënie nga Napoleon Hill për t’u bërë sa më ambiciozë dhe më të suksesshëm

Më: 18 prill 2019 Në ora: 07:52
Napoleon Hill

Njeriu i cili besohet të ketë ndikuar më shumë se çdokush në histori që njerëzit të bëhen të suksesshëm, Napoleon Hill, ka qenë një autor i jashtëzakonshëm amerikan i cili njihet për librin “Think and Grow Rich”.

Hill njihet edhe si baba i suksesit personal. Idetë dhe librat e tij u kanë ndihmuar miliona njerëzve t’i arrijnë qëllimet e tyre përgjatë dekadave.

Napoleon Hill i ka dedikuar 25 vite të jetës së tij për ta zbuluar arsyen prapa dështimeve të njerëzve.

Përgjatë hulumtimeve të tij, ai ka konstatuar se shpeshherë është frika dhe egoizmi jonë ato çfarë na pengojnë ta ndjekim atë çfarë duam.

Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve më të mira nga autori më i dashur inspirues – thënie të cilat do t’ju motivojnë të mendoni më ndryshe dhe ta ridefinoni jetën.

– “Pika fillestare e çdo arritje është dëshira. Mbajeni këtë gjithmonë në mendje. Dëshirat e dobëta sjellin rezultate të dobëta, njësoj sikurse zjarri i vogël që shkakton pak nxehtësi”

– “Kur mposhtja të vjen, pranojeni si sinjal se planet tuaja nuk janë aq të mira, rindërtoni ato plane dhe fillojeni prapë rrugëtimin drejt qëllimit që dëshironi ta realizoni”

– “Çfarëdo që mendja mund ta konceptoj dhe besoj, mund ta arrijë”

Oferta më e re e kredisë për ata që duan të blejnë shtëpi

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

– “Ju jeni mjeshtri i fatit tuaj. Ju mund të keni ndikim dhe ta kontrolloni ambientin tuaj. Ju mund ta bëni jetën ashtu siç e dëshironi”

– “Mos prisni: koha asnjëherë nuk do të jetë ‘e përsosur’. Fillojeni nga aty ku jeni dhe punoni me çfarëdo mjete që i keni dhe do të gjeni mjete më të mira përgjatë rrugëtimit”

– “Kur të jeni të aftë ‘i mbani standardet më të larta të integritetit – pavarësisht çfarë tjerët bëjnë – ju jeni të destinuar për madhështi”

– “Një person që dorëzohet asnjëherë nuk fiton dhe një fitimtar asnjëherë nuk dorëzohet”

– “Kufizimet e tona të vetme janë ato të cilat i caktojmë ne në mendjet tona”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat