Psikologu italian: Çfarë ndodh nëse nuk i heqim sytë nga njëri tjetri për një kohë të gjatë

Life style

Psikologu italian: Çfarë ndodh nëse nuk i heqim sytë nga njëri tjetri për një kohë të gjatë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:07
Foto ilustruese

Nga eksperimenti rezultoi se pothuajse të gjithë pjesëmarrësit përjetuan simptoma të shkëputjes, si të ishin jashtë trupit të tyre, dolën nga realiteti, pësuan ndryshime në zë dhe i perceptonin ndryshe ngjyrat.E gjithë kjo është një produkt i trurit tonë, që do të thotë se janë idetë e subkoshiencës tonë që shpalosen mbi fytyrën e individit tjetër.

Por më interesante ishte përjetimi i haluçinacioneve. 90% prej tyre thanë se fytyra e atij që kishin përballë iu dukej ndryshe 2 deri në 4 herë gjatë 10 minutash. Disa e shihnin fytyrën të shndërruar në përbindësh. Disa të tjerë shihnin fytyrën e ndonjë shoku, pjesëtari të familjes ose dhe vetë shëmbëlltyrën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat