Takimet me miqtë, të domosdoshme

Life style

Takimet me miqtë, të domosdoshme

Më: 19 prill 2019 Në ora: 00:20
Meshkujt qysh tani do të kenë edhe një justifikim para partnereve kur të dalin për t’u takuar me shokët.

Rezultatet e hulumtimit më të ri kanë treguar që për lumturi dhe shëndet mendor të meshkujve është me rëndësi që dy herë në javë të takohen me miqtë.

Meshkujt qysh tani do të kenë edhe një justifikim para partnereve kur të dalin për t’u takuar me shokët.

Profesori Robin Dunbar, nga Universiteti i Oksfordit, ka vënë theksin në faktin se sa është i rëndësishëm takimi me miqtë.

Ata të cilët takohen me miqtë janë më të shëndoshë, më shpejt këndellen nga sëmundjet, por janë edhe më zemërgjerë, thotë profesori Dunbar.

Megjithatë, më shumë se gjysma e të intervistuarve kanë thënë që arrijnë që të takohen me miqtë vetëm njëherë në javë. Mirëpo, përpiqen që ta kompensojnë këtë duke komunikuar nëpërmjet të rrjeteve shoqërore online, SMS-ve apo bisedave telefonike.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që kjo mënyrë e komunikimit nuk është e mjaftueshme. Për t’i ruajtur miqësitë, është e domosdoshme që me shokët të takohen dhe të këmbejnë mendime drejtpërdrejt.

Shoqata e shëndetit mendor “Mind” bën me dije që meshkujt mund të sëmuren nga depresioni për shkak të problemeve financiare dhe frikës nga humbja e punës.

Dita e gjatë e punës gjithashtu mund të ndikojnë goxha shumë te meshkujt, andaj shoqërimi me miqtë është pjesa kyç e luftës kundër depresionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat