“Mos u jep të tjerëve ato ndjenja që të duhen edhe për veten tënde…”

Life style

“Mos u jep të tjerëve ato ndjenja që të duhen edhe për veten tënde…”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 08:18
Ilustrim

“Gjëja që unë kam vënë re tek shumë njerëz, është se u japin të tjerëve ato gjëra, të cilat u duhen edhe për veten e tyre. Kjo gjë ndoshta nuk duhet parë si një problem. Ti mund të jesh i/e mirë në dhurimin e dashurisë. Mund të jesh shumë i/e mirë në përkrahjen e njerëzve, apo në ndihmën që mund t’u ofrosh, sa herë që ata kanë nevojë.

Deri këtu nuk ka gjë të keqe. Ama nëse e mendon thellë këtë çështje, ne veprojmë mjaft mirë për t’i dhuruar atyre që duam edhe ato gjëra që na duhen, dhe jemi mjaft keq në marrjen mbrapsht të atyre gjërave që na duhen. Dikush mund të thotë se kjo gjë nuk varet nga ne dhe ka plotësisht të drejtë. Nuk e kemi ne në dorë për të marrë gjërat që duam. Por e kemi ne në dorë për të zgjedhur se çfarë u ofrojmë të tjerëve.

Nëse shohim se ne po i inkurajojmë të tjerët, po i dhurojmë atyre dashuri dhe po japim shumë nga vetja jonë, por mbrapsht nuk po marrim asgjë, atëherë është koha të ndalemi. Edhe pse mund ta duam shumë personin që kemi përballë, kjo gjë nuk duhet parë absolutisht si egoizëm, por si dashuri për veten tonë.

Gjërat apo ndjenjat që ne ua dhurojmë atyre që duam, janë shpesh ato që neve na duhen edhe për vete. Ama është mungesë dashurie për veten, nëse diçka e tillë nuk është reciproke. Ne kemi nevojë që mbështetja, ndihma apo dashuria që u japim të tjerëve, të na kthehet mbrapsht në po të njëjtën mënyrë, sepse edhe ne jemi njerëz dhe kemi nevojë për to, po aq sa ata që ne duam me gjithë zemër.

Ndaj, nëse je pjesë e një marrëdhënieje që “po të konsumon” pa marrë gjë mbrapsht, mendohu mirë dhe merr masat e duhura për t’u larguar nga ajo marrëdhënie. Mendoje këtë si një hap vendimtar për t’i treguar vetes tënde se sa shumë e do veten. Askush nuk e ka atë të drejtë sa për të luajtur me ndjenjat e tua dhe askujt mos ia jep një kënaqësi të tillë. Jeto edhe në mënyrë egoiste, nëse disa zgjedhin ta konsiderojnë një akt të tillë si egoizëm…”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat