Çfarë të mos vishni në një dasmë?

Life style

Çfarë të mos vishni në një dasmë?

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Ashtu papritur, gjendemi në fund të prillit, pra shumë pranë sezonit të dasmave.

Më poshtë i keni tetë veshje që duhet t’i shmangni si të ishin murtaja.

Mos vishni të bardha, as ngjyrë qumështi, as ngjyrë veze dhe as kaltër të çelët. Është dita e nuses dhe ju jeni të ftuarit e saj. Nëse doni diçka pranë të bardhës, vishni ngjyra neutrale.

Lërini tutat në shtëpi. Sado t’ju thonë vishuni si të doni, mos vishni tuta. Për më tepër, është gjithmonë të vishesh më mirë se ç’duhet. Nëse doni të ndiheni rehat, gjeni një veshje pambuku.

Jo xhins! Edhe xhinset janë shumë casual ashtu si tutat. Plus, xhinse vishni çdo ditë, provoni diçka ndryshe.

Çuna, hiqni dorë nga pantallonat e shkurtra. Vishni pantallona të gjata, pavarësisht temperaturave. S’do t’ju gjejë gjë. Përpiquni të gjeni materiale të lehta si linoja ose pambuku që të mos e keni nxehtë.

Nëse është nevoja, mbuloni shpatullat. Nëse ceremonia mbahet në kishë, përpiquni të mos shfaqni shumë lëkurë. Respektoni institucionin.

Nëse doni të vishni pantallona, bëjini të duken mirë. Një kostum, për shembull, nuk është kurrë ide e keqe.

Ndiqni kodin e veshjes sepse s’ju kushton asgjë!

Veshjet e grisura a të rrjepura s’kanë vend në një dasmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat