Femrat duhet të flejnë më gjatë sepse e përdorin trurin më shumë se meshkujt - Bota Sot
Femrat duhet të flejnë më gjatë sepse e përdorin trurin më shumë se meshkujt

Life style

Femrat duhet të flejnë më gjatë sepse e përdorin trurin më shumë se meshkujt

Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:25
Ilustrim

Rezultatet e një studimi që kanë përfshirë qindra meshkuj dhe femra të moshës së mesme, kanë treguar se femrat kanë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt, dhe se femrat vuajnë nga më shumë probleme shëndetësore si mungesë e gjumit.

“Ne kemi zbuluar se gjumi i dobët te femrat ndërlidhet ngushtë me nivele më të larta të dhimbjes mendore dhe ndjenjave të armiqësisë, depresionit dhe zemërimit.

Në anën tjetër, këto ndjenja nuk janë ndërlidhur me të njëjtën shkallë të pagjumësisë te meshkujt”, kanë thënë hulumtuesit.

Jim Horne, udhëheqësi i këtij studimi, thotë se një nga funksionet kryesore të gjumit është t’i mundësojë trurit të rikuperohet.

Sipas tij, aq më shumë që e përdorni trurin gjatë ditës, aq më shumë keni nevojë për gjumë.

Ai shpjegon se femrat zakonisht kryejnë më shumë detyra, prandaj edhe e përdorin trurin më shumë sesa meshkujt.

Duke marrë parasysh këtë, ato kanë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt.

Vlen të ceket se, mesatarisht, femrat flejnë 20 minuta më shumë se meshkujt. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...