Shkenca konfirmon: Fëmija i dytë më i padisiplinuar se i pari, mësoni arsyet - Bota Sot
Shkenca konfirmon: Fëmija i dytë më i padisiplinuar se i pari, mësoni arsyet

Life style

Shkenca konfirmon: Fëmija i dytë më i padisiplinuar se i pari, mësoni arsyet

Më: 21 prill 2019 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Me siguri e keni vënë re se fëmija i dytë në familje është më rebel se ai i pari

Studimet e fundit kanë konfirmuar mitin se fëmija i dytë ka tendencë të jetë më i vështirë për t’u disiplinuar, veçanërisht nëse është djalë.

Bright Side na tregon më shumë rreth këtij zbulimi dhe ju vjen në ndihmë se si të parandaloni fëmijët e dytë për të mos u bërë problematik.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles, të udhëhequr nga Dr. E. Black publikuan një studim, rezultatet e të cilit ishin të papritura: fëmijët e dytë ishin më pak të suksesshëm në shkollë dhe punë sesa vëllezërit ose motrat e tyre më të mëdha.

Zbulimi ishte mjaft i çuditshëm sepse fëmijët që ishin analizuar erdhën nga familje në të cilat prindërit u dhanë mundësi të barabarta arsimore fëmijëve të tyre. Por gjithçka u bë e qartë falë studimit nga ekonomistët e Institutit të Teknologjisë të Massachusett-it (MIT).

Dr. Doyle dhe ekipi i tij zbuluan se fëmijët e lindur më pas kishin 40% më shumë gjasa që të kishin probleme me ligjin se vëllezërit dhe motrat e tyre më të mëdha.

Megjithatë, arsyeja nuk kishte të bënte me problemet shëndetësore ose me nivel më të ulët arsimor. Sapo fëmija i dytë arrin në familje, prindërit tashmë kanë pasur eksperiencë me të parin dhe e ulin paksa rolin e tyre disiplinues. Fëmijët e parë kanë si shembull prindërit, ndërsa fëmijët e dytë kanë fëmijën e parë, pra vëllanë ose motrën.

Ajo çfarë rekomandohet është: t’i kushtoni më shumë vëmendje fëmijëve të dytë dhe madje të kontrollohen veprimet e fëmijës së parë, në mënyrë që ata të mos japin një shembull të keq tek ata të vegjlit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...