Vendet e botës ndajnë shumë pak mjete financiare për shërimin e depresionit - Bota Sot
Vendet e botës ndajnë shumë pak mjete financiare për shërimin e depresionit

Life style

Vendet e botës ndajnë shumë pak mjete financiare për shërimin e depresionit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Mbi 300 milionë njerëz në gjithë botën janë të prekur nga depresioni dhe kjo sëmundje është shkaku kryesor i shëndetit të dobët dhe aftësisë së kufizuar, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Numri i njerëzve me diagnozë të depresionit në mbarë botën është rritur me 18% në periudhën 2005-2015.

Sipas OBSH-së, në shumicën e vendeve ka paragjykime dhe diskriminim sa i përket sëmundjes mendore. Për shkak të një situate të tillë, një numër i madh njerëzish me depresion nuk kanë mbështetjen dhe mirëkuptim nga anëtarët e familjes ose mjedisi i tyre.

Zyrtarët e OBSH-së thonë se këto shifra janë shqetësuese, duke i kërkuar të gjithëve që të shqyrtojnë qasjen ndaj shëndetit mendor, dhe të trajtojnë të gjitha sëmundjet dhe problemet e shëndetit mendor.

Arsyeja për reagimin e OBSH është rritja e vazhdueshme e rasteve të depresionit në mbarë botën, dhe shumë më pak raste të shërimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nisi një fushatë për njerëzit me depresion. Qëllimi i fushatës është që një person me një depresion të flasë me dikë me të cilin beson se do të bëjë hapin e parë drejt shërimit dhe rimëkëmbjes.

Një hap tjetër kryesor është trajtimi te një psikiatër, i cili kërkon më shumë burime financiare për shëndetin mendor.

Sipas të dhënave zyrtare, shumë vende kanë shumë pak burime financiare ose pothuajse asgjë për të përmirësuar shëndetin mendor. Mesatarisht, në botë, 3% e buxhetit të shtetit shëndetësor ndahet për shëndetin mendor.

Alokimi financiar varion nga vetëm 1% në vendet e pazhvilluara ose më pak të zhvilluara deri në 5% në vendet shumë të zhvilluara.

Megjithatë, edhe në vendet e pasura, 50% e njerëzve me diagnozë depresioni nuk marrin ndonjë kurë për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

A do të jetë ftesa e Organizatës Botërore të Shëndetësisë një alarm dhe cilat vende do ta kuptojnë seriozisht këtë problem - mbetet për t'u parë, dhe pasojat negative mund të jenë afatgjata dhe të vështira për shëndetin e njerëzve dhe ekonominë botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...