Tradhtia, kur falim dhe kur themi “tung”

Life style

Tradhtia, kur falim dhe kur themi “tung”

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Ju tradhtoi! Atëherë çfarë duhet të bëni: të largoheni apo të qëndroni? Vendimi, në çdo rast, është krejtësisht i juaji

Është e rëndësishme të analizoni me kujdes situatën dhe në fund të vendosni nëse ia vlen t’i jepni edhe një shans të dytë.

Tradhtia nuk do të thotë fund i një lidhjeje erotike. Përkundrazi, shumë shpesh ajo përbën faktin që na sjell ndërmend kambanën e rrezikut. Pra, na paralajmëron se diçka nuk shkon mirë në marrëdhënie ose njëri prej partnerëve ndodhet në një qorrsokak.

Në realitet, të gjitha çiftet mund ta kapërcejnë tradhtinë dhe të mësojnë prej saj.

Përse, përse, përse?

Në çdo rast, ju duhet t’i jepni rëndësi shkakut që e ka çuar partnerin tuaj tek tradhtia, pa u treguar indiferente ose të nënvleftësoni problemin. Gjëra të cilat për ju nuk mund të ketë rëndësi ose i konsideroni si të dorës së dytë, për partnerin tuaj mund të përbëjnë një arsye të “mirë” për t’ju tradhtuar, pasi një lidhje e “paligjshme” i siguron atij/asaj prehje (qoftë edhe përkohësisht) nga një realitet që nuk i

Shansi i dytë!

Sipas specialistëve, nëse me të vërtetë dëshironi ta kapërceni tradhtinë dhe ta lini pas një herë e përgjithmonë, do të duhet jo vetëm të përballoni zemërimin por më kryesorja, ta kapërceni atë. Në rast të kundërt, lidhja mund të bëhet tepër mbytëse dhe çifti të jetojë në dëshpërim.

Mënyra e vetme për të kapërcyer tradhtinë është qëndrimi i hapur dhe i sinqertë i partnerëve dhe diskutimi i të gjitha çështjeve (edhe tradhtisë) midis tyre.

Kështu pra:

• Preferoni të flisni me partnerin pa u grindur.

• Pyesni për gjithçka dëshironi të mësoni, por pa u përqendruar në detaje.

• Pranoni hapur se për një farë periudhe do të ndjehen i tepër e lënduar.

• Mos kaloni në kampin e atyre që e mbajnë gojën mbyllur dhe nuk duan të shkëmbejnë asnjë fjalë.

• Që të dy duhet të merrni përsipër pjesën e përgjegjësisë që ju takon në problemet e krijuara duke i diskutuar ato, me qëllim që të gjeni zgjidhjet e nevojshme.

Nuk ktheheni pas…

Tek tradhtari i “sëmurë”

Tradhtia në këtë rast është rezultat i një pasioni të sëmurë, përderisa në realitet personi është i papjekur në pikëpamje ndjesa re ose vuan nga pasiguria personale. Të gjitha këto e bëjnë atë të vështirë për t’u lidhur shpirtërisht vetëm me një person.

Nëse dashuron dikë tjetër

Për disa, zbulimi i tradhtisë së partnerit të tyre shënon fillim e një lufte të pafundme për të rifituar dhe mbajtur pranë. Veçse e vërteta është se kur partneri është i lidhur shpirtërisht me dikë tjetër, atëherë lufta është e kotë. E vetmja gjë që bëni në këtë rast, nëse vazhdoni përsëri përpjekjet, është humbja e personalitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat