Njerëzit shpenzojnë kohë duke i rregulluar, prerë apo ngjyrorur, mirëpo shumë pak prej neve pyesin se pse ekzistojnë thonjët dhe pse ata rriten gjatë gjithë jetës? Tanimë e dijmë së ata janë të ndërtuar nga një susbtancë e fortë e qujatur – keratinë, që është material ii njëjtë që është prezent edhe në flokë.
Në fillim thonjët janë disa qeliza të gjata të njohur si matriks. Matriksi është i lidhur me vena të gjakut të cilat i furnizojnë thonjët me materialet e duhura ushqyese. Përderisa ata futnizohen dhe rriten, qeliza të reja krijohen vazhdimisht. Kështu zhvillimi i vazhdueshëm i matriksit, ndikon në rritjen e thonjëve.
“Thonjët rriten për shkak se qelizat në mënyrë konstate ripërtërihen”, tha Amanda Meyer, profesoreshë e anatomisë në Universitetin Western në Australi. Sipas disa shkencëarëve, rritja e thonjëve eshtë si rezultat i përshtatjes së njerëzve me ambientet dhe mjedisin, sidomos për njerëzit në kohët e lashta.