Shenjat që tregojnë se miqtë tuaj në Facebook janë psikopatë

Life style

Shenjat që tregojnë se miqtë tuaj në Facebook janë psikopatë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:01
Foto ilustruese

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që tregojnë shenja të narcizmit, psikopatisë dhe sadizmit më shpesh thonë se penetrimi në internet është aktiviteti i tyre i preferuar.

Përqindja e psikopatëve në botë është rreth një për qind, që do të thotë se nëse keni qindra miq në Facebook, ekziston një shans i madh se ju keni disa prej atyre që tregojnë shenja të psikopatisë, shkruan Business Insider.

Ka disa shenja të dukshme të psikopatisë, të tilla si që njerëzit e tillë përgjithësisht nuk shqetësohen për lansimin e përmbajtjes provokuese apo toksike.

Psikopatët kanë diçka që mund të quhet "rezistencë ndaj kaosit", që do të thotë se ata nuk largohen nga drama. Përkundrazi, ndonjëherë ato qëndrojnë nga fakti se shkaktojnë stres dhe shqetësim te të tjerët, transmeton KosovaPress.

Por ka edhe disa karaktere më delikate. Sipas një studimi prej 6.742 pjesëmarrësish të publikuar në revistën Computers in Human Behavior, njerëzit që arrijnë rezultate të larta në testet e psikopatisë shpesh shkruajnë mesazhe për nevojat dhe kënaqësitë e tyre. Ata gjithashtu shkruajnë më shpesh rreth qeverisë dhe politikës.

Shkencëtarët kanë dy shpjegime për këtë. E para është se psikopatët përpiqen për çështje që lidhen me pushtetin, fuqinë dhe kontrollin, dhe njëkohësisht edhe emocionet dhe faktin se tema të tilla më së shpeshti sfidohen nga diskutimet dhe "dramat" në komente.

Shpjegimi i dytë është se ata janë shumë të ekspozuar ndaj materialeve politike në rrjetet shoqërore, gjë e cila ndikon tek ata duke çliruar tendencat psikopatike.

Për shembull, nëse keni një shok që vazhdimisht poston artikuj rreth temave "të debatueshme", është e mundur që ai nuk pajtohet me to, por është i ngazëllyer nga kaosi që shkakton përmes botimit të tyre.

Një shenjë tjetër që ju keni psikopat midis miqve tuaj është se ata shpesh shkruajnë statuse me fjali të shkurtra. Një teori thotë se ata e bëjnë këtë në mënyrë që të kenë më shumë kontroll mbi atë se si i shohin të tjerët, pasi ata ndajnë shumë pak informacion me ta.

Një studim tjetër ka treguar se burrat dhe gratë që shfaqin shenjat e psikopatisë tregojnë një nivel më të lartë tendence ndaj vetëkontrollit, vetë-promovimit, agresionit dhe pasigurisë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat