Shenjat e dëshmuara nga shkenca që tregojnë se jeni vërtet të dashuruar

Life style

Shenjat e dëshmuara nga shkenca që tregojnë se jeni vërtet të dashuruar

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:39
Ilustrim

Shkencëtarët vazhdimisht kanë hulumtuar pyetjen se çfarë do të thotë të biesh në dashuri dhe, sipas tyre, kur jemi të dashuruar, truri jonë është shumë më ndryshe sesa normalisht.

Prandaj, në vend se të kërkoni këshilla nga shoku apo shoqja e ngushtë, ndoshta është më mirë të shikoni nga një këndvështrim shkencor për një saktësi më të madhe.

Më poshtë i keni disa shenja të cilat, sipas shkencës, tregojnë se jeni vërtet të dashuruar.

Besoni se dashuria juaj është unike dhe e veçantë
Në sytë tuaj, askush nuk është si ai/ajo dhe ndjenjat tuaja i përkasin vetëm atij personi. Sipas Helen Fisher, antropologe, kjo ndodh për shkak të rritjes së dopaminës që ndodh kur bini në dashuri.

Jeni të paqëndrueshëm emocionalisht
Për shkak të një numri të madh të emocioneve që ndërlidhen me dashurinë, ju mund ta gjeni veten duke përjetuar emocione të ndryshme. Herë ndiheni në ekstazë, herë në ankth, etj.

Keni ndaluar së provuari për t’u lënë përshtypje tjerëve
Raportimet e shkencëtarëve tregojnë se truri i njeriut ndryshon kur e sheh një fotografi të personit që e dashuron. Në fakt, “Journal of Comparative Neurology” ka zbuluar se qendrat e trurit të cilat ndërlidhen me ndjenjën e shpërblimit dhe motivimit faktikisht ndizen më shumë. Për shkak të kësaj, ata kanë konstatuar se kur dikush është në dashuri, ai person programohet të përqendrohet vetëm në një njeri.

Nuk keni frikë ta investoni kohën në këtë person dhe në lidhjen që e keni
Shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se lidhjet kanë një “model investimi”, që nënkupton se njerëzit të cilët janë të kënaqur me jetën e tyre dashurore, janë më të prirë të përkushtohen për një person dhe të qëndrojnë besnik.

Jeni të stresuar në maksimum
Kur jeni të dashuruar, shkencëtarët kanë zbuluar se keni nivele më të larta të stresit për shkak se gjithmonë jeni të brengosur dhe duke pritur që partneri t’ju shfaq se janë në të njëjtin nivel me ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat