Mbulojini shenjat e netëve pa gjumë

Life style

Mbulojini shenjat e netëve pa gjumë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:39
Ilustrim

Mëngjesi pas netëve pa gjumë di të jetë makth i vërtetë për dukjen e juaj. Shërbehuni me disa truqe me të cilat do të dukeni të pushueshëm dhe të fjetur

Kujdesi disa minutash i fytyrës dhe një makijazh i shpejtë e i lehtë (rrejshëm) do të kthejnë shkëlqimin e fytyrës së juaj.

Kujdesi

Për fillim, me themel pastroni fytyrën e juaj me ujë të ftohët, sepse uji i ftohtë do ta përmirësojë qarkullimin e fytyrës dhe do të ju freskojë. Në sy vendosni qese të ftohta me çaj kamomili apo çaji i gjelbër dhe lëreni të veprojë dhjetë minuta, për aq kohë të shkurtë çaji do të veprojë si me magji në pjesën e poshtme të syve.

Një bazë e lehtë e makijazhit

Filloni me makijazhin. Çdo herë duhet të investohet në korrektor cilësor sepse ai është baza e makijazhit. Shtrijeni mirë rreth syve dhe krijoni një hapësirë të hapur për vendosjen e makijazhit. Keni kujdes që ta shtrini njëtrajtësisht në të gjithë fytyrën, e jo vetëm në sy.

Vendosni sasi të vogël të pudrës pluhur që ta fshehë lodhjen, por veni re që të mos e teproni. Lakoni qerpikët dhe vendosni pak maskara që të dukeni freskët dhe natyrale. Çdo herë duhet të posedoni laps të bardhë për sy. Me këtë rast vendoseni në anën e poshtme e të brendshme të kapakut të syrit që të arrini dukje të çlodhur.

Nuanca neutrale

Vendosni hije për sy që i përgjigjet tenit të juaj, zgjidhni tone të hapura dhe pastele, zgjedhja më e mirë janë nuancat e buta roze. Shmangini tonet e kaltër, e gjelbra apo kafe, sepse ato në mënyrë plotësuese do ta theksojnë lodhjen. Këshilla jonë është që aspak të mos përdorni ngjyra dhe nuanca të mbyllura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat