Kë e presin telashet në punë, kujt i japin përkrahje yjet kur është fjala për dashurinë

Life style

Kë e presin telashet në punë, kujt i japin përkrahje yjet kur është fjala për dashurinë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:40
Ilustrim

A do të keni probleme në punë, si do t’i keni punët me dashurinë, a presin argëtim të këndshëm mbrëmjeve apo jo

Shikoni se çfarë ju pret në javën në vijim.

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Jeni duke pritur përgjigjen lidhur me një ofertë të punës që ia keni dhënë një miku, i cili merret me tregti, mbase edhe me sport dhe i cili i njeh ata të cilët mund t’i ndihmojnë. Gjatë kësaj periudhe kreativiteti juaj do të dalë në pah me ndihmën e një personi të shenjës së Peshores apo të Bricjapit. Keni ide të shumta, mirëpo nuk po dini cilën ta vëni në plan të parë. Kjo javë është e volitshme për investime të mëdha në punët të cilat në një afat më të gjatë do të mund t’ju sjellin fitime financiare.

Shëndeti: Do të keni telashe me pagjumësinë.

Dashuria: Do të keni mundësinë që të njiheni me një person i cili nuk do të jetë i gatshëm t’ju ofrojë dashuri dhe as të krijojë lidhje serioze me ju, mbase është në lidhje me dikë tjetër dhe akoma nuk di se çka dëshiron. Nuk bëni mirë që lehtë të filloni aventurë apo të flirtoni, aq më parë nëse keni ndonjë lidhje të mirë. Në një udhëtim do të keni rastin të njiheni me një person të shenjës së Shigjetarit me të cilin do të mund të krijoni lidhje serioze.

DEMI (21.03 – 20.04)

Puna: I keni vënë vetes qëllime të mëdha, ndërkaq ju mungojnë energjia dhe koha e mjaftueshme që t’i realizoni ato, gjë që do të detyroheni të kërkoni këshillë apo ndihmë nga miqtë. Përpiquni t’i shmangeni debatit me bashkëpunëtorët. Në këtë periudhë do të keni mundësinë t’i merrni paratë të cilat ua keni dhënë të tjerëve hua. Keni nevojë për këshillë nga një person juridik.

Shëndeti: Ndryshojeni regjimin e ushqimit.

Dashuria: Mjaft mirë po përballeni me problemet të cilat jua ka shkaktuar personi i dashur, mirëpo yjet tuaja ju bëjnë me dije që problemet tuaja nuk do të duhej t’ia tregoni askujt, por t’i zgjidhni me ndihmën e anëtarëve të familjes. Një person i shenjës së Peshores mund t’ju ndihmojë të mësoni gjithë atë që ju intereson për personin i cili po ju pëlqen. Janë gjasat reale të përjetoni një romancë me personin e shenjës së Akrepit.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Disa oferta afariste të cilat po ju ofrohen do të jenë të shkëlqyeshme, nëse do të jetë fjala për punët që kërkojnë angazhim për një periudhë më të gjatë. Në të kundërtën, duhet të jini të kujdesshëm, sepse mund të jetë fjala për projektin i cili nuk do t’ju sjellë rezultate apo mund t’ju krijojë probleme. Kërkoni burime të sigurta të të ardhurave. Nga fundi i javës do të keni mundësi për të filluar një punë të re, e cila do t’ju sjellë rezultate shumë më të mëdha.

Shëndeti: Do të keni telashe me traktin e tretjes.

Dashuria: Edhe pse lidhja juaj dashurore po funksion si është më së miri, lehtë mund të ndodhë që të filloni një lidhje me një person i cili nuk ka qëllime të sinqerta ndaj jush, aq më parë nëse është i shenjës së Peshqve apo të Virgjëreshës. Pakkush ju beson kur ankoheni në partnerin, posaçërisht nëse jeni në lidhje të gjatë apo të martuar, sepse rrethi juaj ju konsideron si çift të lumtur.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Kjo periudhë nuk është edhe aq e volitshme për ju. Në punët që kanë të bëjnë me tregtinë nuk do t’i arrini sukseset që po i prisni, sepse mund të bëheni naiv, prandaj kini kujdes se çka nënshkruani. Keni dëshirë të shpenzoni më shumë se që keni nevojë, posaçërisht nuk do të jetë mirë të investoni para në pasuri të paluajtshme. Mos merrni kredi, sidomos nëse jeni borxhli i bankave dhe nuk keni konstruksion të qartë financiar.

Shëndeti: Ka mundësi të ftoheni, apo edhe t’ju bjerë gripi.

Dashuria: Personi të cilin e keni njohur në një udhëtim të shkurtër mezi po pret që t’ju takojë sërish. Nëse jeni në lidhje të gjatë dashurie apo të martuar, kjo do mund të jetë shkaktari i grindjeve me partnerin. Keni dëshirë të flakët që të fitoni besimin e një personi. Me siguri po ju pëlqen një person i shenjës së Akrepit, ndaj të cilit nuk mund të rrini indiferent.

LUANI (23.07 – 22.08

Puna: Kjo është periudha në të cilën sa më parë duhet të merrni vendim për një punë të re me bashkëpunëtorë të jashtëm, apo t’i përfundoni projektet e filluara, aq më parë nëse një kohë të gjatë punoni në atë projekt. Dikush po ju konsideron si konkurrent të fortë. Gjatë kësaj periudhe do të keni shpenzime më të mëdha, mirëpo kjo gjë nuk do t’ju shqetësojë shumë.

Shëndeti: Hiqni dorë nga pijet e gazuara.

Dashuria: Jeni duke menduar shumë për një person i cili ju ka bërë me dije se po i pëlqeni. Hidhuni në aksion, nëse e shihni të arsyeshme edhe me fjalë, mbase edhe kjo do të ketë efekt. Ka mundësi të takoni dikë në rrugë apo në një udhëtim të shkurtër. Nëse jeni i lirë apo i ri, ka mundësi të njiheni ne një sportist apo artist.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Kini kujdes kur lidhni aranzhime afariste me miqtë, të cilët kanë pasur disa dështime afariste apo shpesh ju propozojnë të bashkëpunoni, ndërkaq ju dyshoni se do të arrini suksese. Dy persona, njëri i shenjës së Bricjapit, ndërsa tjetri i Gaforres, nuk po heqin dorë nga dëshira për të vazhduar me ju bashkëpunimin, pa marrë parasysh se për çfarë pune është fjala, sepse tek ata keni krijuar besim.

Shëndeti: Shmanguni pijeve të ftohta, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Nëse krijoni lidhje me persona të shenjave të Demit, Peshqve apo Gaforres, lidhja do të mund të jetë jashtëzakonisht e komplikuar. Nuk është mirë të nguteni të merrni vendime lidhur me jetën dashurore, posaçërisht për hyrje në martesë, veçanërisht nëse njëri nga partnerët është tepër xheloz. Në një mënyrë jashtëzakonisht interesante dhe të pazakonshme do të njihni një person i cili do t’ju intrigojë shumë…

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Këtë javë iniciativa juaj do të pritet mirë te partnerët afaristë. Me siguri do të merrni ndihmë financiare nga personat të cilët kanë besim te ju, ndërkaq është i mundshëm bashkëpunimi edhe me afaristë të jashtëm. Pjesa e dytë e javës do të jetë shumë më e volitshme kur është fjala për sukseset financiare. Mund të prisni fitime nga familjarët, të cilët jetojnë jashtë shtetit, apo një mik i mirë do t’ju ofrojë të realizoni bashkërisht një projekt.

Shëndeti: Është koha e fundit që të mendoni të hiqni dorë nga duhani.

Dashuria: Në këtë periudhë do të mund të përjetoni një romancë me një person të cilin do ta njihni në një udhëtim zyrtar. Nëse ju pëlqen personi i cili ka lidhje me të huajt mund të dëshironi aventurë apo të filloni lidhje serioze. Te shumica e personave të rrethit tuaj po nxisni lumturi, ndërkaq edhe nëpërmjet punëve do të përpiqen që me ju të krijojnë marrëdhënie të afërt. Nëse do të jetë fjala për personat e shenjave të Luanit apo të Dashit, me siguri nuk do të mendoheni gjatë.

AKREPI (23.10 – 21.11

Puna: Në këtë periudhë do të keni mundësi të vendosni për statusin tuaj në vendin e punës, apo do të detyroheni që të përcaktoheni për njërën nga dy mundësitë nga të cilat njëra ka të bëjë botën e jashtme, ndërkaq e dyta lidhur me biznesin privat. Nga fundi i javës janë të mundshme fitime të jashtëzakonshme nga anëtarët e familjes.

Shëndeti: Do të keni dhembje të lehta koke.

Dashuria: Dëshironi që personit të dashur t’i ofroni më shumë se që keni mundësi t’i ofroni. Keni nevojë të theksuar që në disa rrethana t’i tregoni se sa e dashuroni atë. Do të ishte më mirë që t’i ofroni më shumë kujdes, sepse mu kujdesi nga ju po i mungon.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Në këtë javë do të keni mundësi të bashkëpunoni me partnerë nga bota e jashtme, mirëpo vetëm nëse do të keni ndërmjetës i cili do të jetë mjaft i aftë që të luftojë për statusin tuaj. Mos u ngutni të merrni vendim lidhur me këtë. Është e mundshme që të merrni një lloj ngritjeje page apo të keni rastin të fitoni para të cilat ju nevojiten shumë. Shumica e personave të shenjës suaj do të kenë rastin të fitojnë në lojëra fati.

Shëndeti: Do të keni probleme me marramendje.

Dashuria: Jeni duke ndier një simpati të madhe ndaj një personi i cili në shumë gjëra është i ngjashëm me ju, ka mundësi që të keni edhe pasione të njëjta. Ndaj personit i cili po ju pëlqen do të duhej të tregoni më iniciativë. Nëse jeni të martuar, do të jeni të gatshëm për çdo lloj kompromisi vetëm e vetëm që sadopak të arrini zgjidhje të kënaqshme për të gjithë anëtarët e familjes.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Gjatë kësaj jave do të merrni një ofertë lidhur me një punë në botën e jashtme, e cila do të mund t’ju sjellë përkrahje profesionale, por edhe fitime financiare. Ndoshta do të detyroheni të shkoni në një udhëtim zyrtar më shpejt se që keni pritur. Paratë do t’ju arrijnë nga anë të ndryshme, ka mundësi nga punët që kanë të bëjnë me patundshmëritë apo me transaksione tregtare.

Shëndeti: Probleme me sinuset.

Dashuria: Nga personat e lindur në shenjat e Ujorit, Peshores apo Binjakëve do të merrni dëshmi se sa ju janë të afërt. Përpiquni që të keni më shumë mirëkuptim për problemet e personit tuaj të dashur. Atmosfera e harmonishme në lidhjen tuaj dashurore është si rezultat i aftësisë suaj diplomatike, por edhe i kokëfortësisë suaj. Do të ishte më mirë që të bëheshit më tolerantë ndaj kërkesave të personit tuaj të dashur.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Duhet që të angazhoheni maksimalisht në punën e cila nga ju kërkon që të investoni një sasi të konsiderueshme të parave, mirëpo shumë më tepër edhe vullnetin e mirë dhe entuziazmin, sepse ndodheni në prag të suksesit. Për të fituar duhet edhe të rrezikoni. Do të hamendeni midis dy punëve në të cilat do të dëshironi të investoni para.

Shëndeti: Është më mirë të qëndroni më shumë në ambiente të hapura dhe të merreni me rekreacion.

Dashuria: Personi juaj i dashur më shumë është duke u interesuar për suksese në afarizëm sesa për momente romantike të përbashkëta. Nëse ju fton të shkoni në një udhëtim të përbashkët, mos e refuzoni, sepse do të kaloni çaste të mrekullueshme. Ka mundësi që të keni edhe debate të vogla për shkak të parave, sepse secili i ka nevojat e veta, ndërkaq nga ju pritet që i pari të vendosni se kush ka përparësi.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Do të keni nevojë për bashkëpunëtorë të rinj, aq më parë nëse punoni me të huajt, në media apo jeni të përfshirë në punë ekipore. Do të duhej të bashkëpunoni më shumë me persona të lindur në shenjat e Binjakëve apo të Virgjëreshës. Po prisni t’ju vijnë një sasi e vogël e të hollave nga shumë anë, mirëpo me siguri do të arrini të gjeni një punë të re honorar, posaçërisht me të huajt apo me persona, të cilët shpesh udhëtojnë jashtë vendit.

Shëndeti: Ftohje dhe dhembje në fyt.

Dashuria: Po ju pëlqen një person më i ri në moshë që është i gatshëm që t’ju përkrahë dhe t’u përshtatet të gjitha kërkesave tuaja, duke e vënë veten në plan të dytë. Do të jeni të kënaqur me atmosferën familjare. Një person i lindur në shenjën e Ujorit apo të Peshqve, do të jetë shumë miqësor ndaj jush dhe me plot mirëkuptim, aq më parë nëse do ta njihni në një udhëtim disaditor zyrtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat