Meshkujt e kanë shumë më të vështirë ndarjen sesa femrat

Life style

Meshkujt e kanë shumë më të vështirë ndarjen sesa femrat

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:33
Ilustrim

Meshkujt i përjetojnë më lehtë ndarjet sesa femrat? Kjo, sipas disa studimeve, mund të jetë vetëm një mit.

Studimi i kryer në SHBA dhe publikuar në vitin 2000, kishte anketuar efektet e divorcit në mbi 2,000 meshkuj dhe gra. Paul Costa Junior dhe hulumtuesit e tij i kishin pyetur pjesëmarrësit e studimit rreth personalitetit në vitet e tyre të 40’ta dhe pastaj ishin takuar prapë me ta pas gjashtë apo nëntë viteve më vonë.

Përderisa femrat kishin shfaqur shenja të shërimit pas një ndarje, meshkujt e divorcuar ishin bërë më pak të vetëdijshëm dhe më të paqëndrueshëm emocionalisht – e gjithashtu ndarjen e kishin marrë si diçka demoralizuese.

Një tjetër studim me 5,705 pjesëmarrës të 96 shteteve, kishte zbuluar se mesatarisht meshkujt e ndjenjë dhimbjen e një ndarje për periudha më të gjata kohore sesa femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat