Përfitime shëndetësore/ Gratë duhet të dalin dy herë në javë me shoqet - Bota Sot
Përfitime shëndetësore/ Gratë duhet të dalin dy herë në javë me shoqet

Life style

Përfitime shëndetësore/ Gratë duhet të dalin dy herë në javë me shoqet

Më: 24 prill 2019 Në ora: 20:27
Ilustrim

Dalja me miqtë të paktën dy herë në javë, është shumë mirë për shëndetin e një gruaje. Konfirmimi vjen nga Robin Dunbar, një psikolog në fushën e marrëdhënieve sociale dhe zhvillimit në Departamentin e Neuroshkencave pranë Universitetit të Oxfordit.

Falë kësaj, shëndeti i grave do përmirësohej ndjeshëm në çdo aspekt.

Kur një grup miqsh takohen është thuajse e natyrshme që të ndajnë bashkë eksperiencat e tyre dhe të qeshin aq shumë, sa të prodhojnë endorfinën, shkaktare të mirëqenies dhe lumturisë.

Ky kërkues konfirmon se një gjë e tillë është vënë re kur bëhet fjalë për një grup me maksimumin 5 miq, pasi në grupe me më shumë vetë, nuk japin të njëjtin rezultat.

Një nga motivet përse psikologu i rekomandon grave të dalin të paktën dy herë në javë me miqtë e tyre, është për të ulur nivelin e stresit dhe për të evituar që gjërat e përditshme, paragjykimet dhe presioni i punës dëmtojnë shëndetin si fizik edhe emocional.

Ashtu siç është theksuar tashmë, një dalje nga rutina, ndihmon të largohesh nga depresioni. Gjithashtu, dalja me miqtë e bën një grua të kthehet pas në kohë dhe të ndihet njësoj si në kohën kur ishte beqare dhe kishte më pak përgjegjësi mbi supe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...