Zbuloni parfumin që ju përshtatet sipas shenjës suaj të horoskopit

Life style

Zbuloni parfumin që ju përshtatet sipas shenjës suaj të horoskopit

Më: 25 prill 2019 Në ora: 06:38
Ilustrim

Ti mund të përdorësh një "arsenal" të vërtetë parfumesh për një kohë të gjatë, pa e ditur se ai i duhuri është pikërisht ai që i referohet shenjës suaj zodiakale. Jemi zyrtarisht në prag të pranverës , ndaj aromën e përshtatshme për ju, mund ta gjeni në këtë artikull. Pse të mos bëni një blerje të mençur ose një dhuratë ideale për veten? Më poshtë gjeni 12 aromat për çdo shenjë që janë të destinuara të jenë të duhurat për ju!

Dashi

Ju luani sipas rregullave tuaja! Për një Dash, gjithçka rreth ju është një deklaratë e fortë. Ndeshja e aromave tuaja qëndron tek kombinimi i luleve, kryesisht ato me aroma të kundërta. Lulet e bardha, të përziera me vetiver të thellë, me aromë toke dhe patchouli. Givenchy L’Interdit është parfumi ideal për ju.

Demi

Si një prej shenjave protagoniste të caktuara në tokë, ju Dem lulëzoni gjatë ditëve të qeta dhe me diell. Pamja juaj e ftohtë përfshin bizhuteri pastel dhe përbërjen e freskët dhe të shkëlqyeshme të tyre. E përsosur për ju: një aromë e ndritshme me lule e theksuar nga lëkundjet e magnolias, bizele të ëmbël dhe nektarinë. Jimmy Choo Floral është përgjigja.

Binjakët

Ti je njëri prej tyre, Binjak. Ju mund të shkundni një kostum pushteti me lehtësi, në sajë të dy anëve tuaja të dallueshme. Natyra juaj kurioze ju nxit të eksploroni, kështu që spritz në një aromë të papritur me lule me një përzierje prej jasemini dhe tonka është kaq perfekte. Zgjidhni Carolina Herrera, Good Girl Légère.

Gaforrja

E dashur Gaforre, gjendja juaj e qetë lulëzon nën rrezet e diellit të nxehtë të këtij sezoni, sidomos gjatë ditëve të plazhit me miqtë dhe familjen tuaj. Le të ndjejmë atmosferën dhe aromën e ëmbël të kësaj stine me një kthesë të shijshme të gourmand. Parfumi Marc Jacobs Daisy Love duhet të jetë blerja juaj.

Luani

Ju si shenjë dashuroni fort, doni stilin, elegancën, sharmin, jeni ylli protagonist në çdo shfaqje tuajën. Ndaj, aroma nuk mund të jetë një zgjedhje e rastit. Ju dëshironi emocion në çdo hap, duke përfshirë një aromë të ëmbël me shënime të mangos së freskët dhe sorbetit të bardhë. Mugler Angel Eau Croisiére, është i duhuri për ju.

Virgjëresha

Ju keni mendjen, por edhe bukurinë. E preferuara juaj: një sy i vëmendshëm, i gatshëm për të eksploruar qytete të mëdha, shijimi i koktejeve, një aromë e ëmbël dhe e sofistikuar, mbi të gjitha e sigurt, ashtu si ju. Her Burberry, bën për ju!

Peshorja

Një libër me tre fjalë? I sofistikuar, simpatik dhe kreativ. Ju doni të kënaqeni në çdo kohë. Ju jeni e tërhequr nga aromat e lules së kopshtit tuaj, si kjo aromë e lules bozhur që në thelb sprucon lumturi për ju. Lancôme, La vie est belle është ideal!

Akrepi

Ju jeni shenja më sensuale dhe private. Ju shijoni një dush relaksues në shtëpi ose preferoni të shikoni një film. Pamja jote është e natyrshme, nga duart deri në përbërjen tuaj, madje dhe aroma e njëjtë. Mendoni një lule të ndjeshme, delikate që ndjehet sikur po mbështillet në një batanije leshi çdo herë që e sprucon atë. Donna Karan Cashmere Mist, është një parfum fantastik për ju.

Shigjetari

Keni një djalosh në jetën tuaj? Ai është i fortë, i pasionuar dhe gjithmonë kërkon aventura, dhe ai pëlqen të bëjë një deklaratë, nga shikimi i tij i guximshëm. Parfumi juaj ideal do të ishte me erëza të forta, mandarinë, rozmarinë e egër, dhe patchouli që ju transportojnë në vende të largëta. Versace Eros Flame, është një prej tyre.

Bricjapi

Për njeriun Bricjap, një aromë e guximshme por e freskët është një domosdoshmëri. Një aromë me një përzierje të guximshme të patchoulit dhe rrushit përkon fuqishëm fuqinë e tij. Zgjidhni Paco Rabanne Invictus.

Ujori

Si një stjuardesë me stil origjinal, ju ndjeheni e mrekullueshme me një aromë të freskët dhe të ndezur që përmban esencë të portokallit dhe mollës së kombinuar me lule delikate. Aromë juaj është komplekse e çuditshme dhe argëtuese …ashtu si ju. Moschino Toy 2, pse jo?!

Peshqit

Si Peshk, ti je simpatik, argëtues dhe flirtues. Pamja dhe stili juaj ndjekin një shembull: një aromë me lule ku përzihen trëndafila të freskëta dhe bozhure me një aluzion të kakaos. Givenchy Live Crush Irrésistible Blossom, është një ide fantastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat