Kam mësuar të mos pres asgjë nga njerëzit. Kështu jetoj më mirë - Bota Sot
Kam mësuar të mos pres asgjë nga njerëzit. Kështu jetoj më mirë

Life style

Kam mësuar të mos pres asgjë nga njerëzit. Kështu jetoj më mirë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:12
Ilustrim

Shumë herë në jetën tonë, ne tentojmë të presim që të tjerët të zgjidhin problemet tona ose të na japin atë që na mungon të ndihemi të plotë. Ne mund ta bëjmë atë në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse nevoja, varësia, na imponohen në   shumë delikate.

Dhe kur kuptojmë se kemi përfunduar në këtë rreth vicioz, ku varemi nga tjetri për të jetuar mirë dhe për të qenë të lumtur, tashmë jemi para faktit të kryer.

Megjithatë, mbështetja tek një person tjetër, kurrë nuk do të na sjellë lumturinë e plotë, sepse vetëm ne jemi zotër të fatit tonë dhe nuk jemi të lindur për të ndjekur drejtimet e njerëzve të tjerë.

Çlirimi nga varësia është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për veten tonë.

Kur kjo ndodh, ne mësojmë të besojmë në aftësitë tona, në forcën tonë dhe në arritjen e paqes.

Për të mos jetuar sipas pritshmërive.

Për më tepër, marrëdhënia me brendësinë tonë dhe me njerëzit rreth nesh bëhet më autentike.

Më e fortë dhe e ndershme.

Kur mësojmë të jetojmë vetëm, duke mos pritur ndonjë gjë nga askush, ne lejojmë që jeta jonë të rrjedhë natyrshëm dhe të na befasojë.

Ne nuk kufizohemi te njerëzit e tjerë, përkundrazi, jetojmë dhe lëmë të jetojnë, kuptojmë se të gjithë janë përgjegjës për lumturinë e tyre dhe se vendosja e jetës së tyre në duart e tjetrit është mungesë respekti për veten e tyre.

Duke mos mbetur në pritje që njerëzit të zgjidhin problemet tona dhe kështu të bëhen përgjegjësit e vetëme, ne kemi më shumë liri për të krijuar jetën që me të vërtetë duam të jetojmë dhe për të krijuar një mjedis më pozitiv rreth nesh, duke rritur vibracionet tona.

Ndonëse kjo nuk do të na ndalojë të ushqejmë çdo shpresë tjetër, së paku do të na pengojë që të sabotojmë jetën tonë, sepse shpesh harxhojmë më shumë kohë duke menduar për atë që bëjnë të tjerët, në vend të vetes sonë.

Ne duhet të mësojmë të vendosim veten tonë të parën dhe të drejtojmë jetët tona në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo është rruga për t’u bërë të lumtur.

Është pjesë e së drejtës së secilit prej nesh të vendosë se çfarë të bëjmë me jetën tonë, edhe kur zgjedhjet nuk korrespondojnë me dëshirat e të tjerëve.

Jeta nuk pret dhe çdo ditë që kalojmë duke jetuar një realitet që nuk na pëlqen, është një mundësi që ne humbim.

Kur ndalojmë së paturi pritshmëri, do të jetojmë shumë më mirë.

Gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshirojmë, por është e rëndësishme të marrim kontrollin e jetës sonë. Të tjerët  shpesh nuk kanë interesin tonë më të mirë, në zemrat e tyre.

Të mësojmë të falënderojmë për bekimet që kemi marrë dhe për mësimet që jeta i vendos në rrugët tona, në vend që të ankohemi për fatin e keq dhe ta braktisim të ardhmen tonë në duart e të tjerëve.

Merrni përgjegjësinë për krijimin e jetës suaj të ëndrrave, por filloni duke pranuar realitetin tuaj aktual dhe duke u rritur prej aty.

Mos u mashtroni duke imagjinuar se dikush mund t’i zgjidhë problemet tuaja sa hap e mbyll sytë.

Duhet të presim më shumë nga vetja dhe më pak nga të tjerët.

Sa më shumë që kërkojmë rrugë të shkurtëra, aq më shumë do pengohemi.

Lumturia je vetë ti. Je kur vepron, shpreson, lufton, dashuron.

Kur jetoni jetën tënde, duke u mbështetur tek vetja jote.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...