Si ta kuptosh në është dashuri, apo thjesht një flakë kashte?

Life style

Si ta kuptosh në është dashuri, apo thjesht një flakë kashte?

Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Më në fund ju keni takuar një person që ju pëlqen.

Marrëdhënia funksionon, ai / ajo duket të jetë i duhuri, nga shumë pikëpamje.

Të gjitha sinjalet duket të jenë të pranishme: fluturat në stomak, bota shfaqet plot ngjyra, gjërat negative duket se nuk kanë më peshë, çdo gjë ndjen dritën dhe energjia bëhet e papërmbajtshme.

Megjithatë mund të ndodhë që, ajo që duket të jetë dashuri është në të vërtetë një flakë kashte, gati për t’u shuar që me problemin e parë.

Më poshtë janë treguesit e nevojshëm, për të kuptuar nëse është dashuria e vërtetë.

Në fillim ngjajnë shumë

Të paktën në fillim, nuk është e kollajtë t’i dallosh.

Të dyja përfshijnë procese psikologjike të ngjashme ku personi i dashuruar përjeton të njëjtat efekte me një substancë droge, në gjendje të ndryshojë sjelljen.

Dallimi mes dashurisë dhe flakës së kashtës është thellësia e investimit emocional.

Flaka e kashtës shpesh përfshin dimensionin e seksualitetit dhe aspektit të jashtëm, dashuria vepron në nënshtresat e nevojave tona, aq sa vë në lojë vetë thelbin e personit.

Imagjinoni veten në 5 vjet

Variabli i kohës është një mjet i rëndësishëm për të kuptuar nëse është dashuria e vërtetë.

A mendoni për një afat të gjatë? A shihni veten me atë person edhe pas 5 vjetësh?

Përdorni imagjinatën tuaj për të projektuar veten në të ardhmen.

Nëse ai / ajo është në anën tuaj, mund të jetë personi i duhur.

A ndiheni vetvetja?

Një dallim i madh midis dashurisë së vërtetë dhe kënaqësisë së thjeshtë është ndjenja e sigurisë.

Personi që reflekton dashurinë e vërtetë do t’ju bëjë të ndiheni të sigurt dhe në vendin e duhur pikërisht ashtu siç jeni.

Ju nuk do të keni më nevojë të bëni sikur, ju do të ndiheni të lirë të tregoni veten me pikat e forta dhe dobësitë sepse nuk do të keni frikë nga gjykimi.

Krahët e tij/saj, do të jenë vendi ku ndiheni më të sigurt.

Vlerësoni historinë për të kuptuar atë që ndjeni për të

Për të kuptuar nëse e doni me të vërtetë flakën e re, duhet të përqendroheni në ndjenjën që keni ndaj dinamikës së marrëdhënies tuaj.

A e doni mënyrën se si jeni së bashku? A e doni atë që është mes jush? Do të dëshironit të jetonit me partnerin, për aq kohë sa të jetë e mundur?

Nëse përgjigja është po, ju po përjetoni dashuri për marrëdhënien dhe kjo gjithashtu konfirmon dashurinë për atë person.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat