Shenjat që tregojnë se nëna është personi më i mirë në botë

Life style

Shenjat që tregojnë se nëna është personi më i mirë në botë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:39
Ilustrim

Nëna është personi më i çmuar në jetën e çdo personi.

Është personi që na ka bartur në barkun e saj për nëntë muaj dhe na i din të gjitha të mirat e të këqijat, por edhe na i falë të gjitha gabimet.

Pavarësisht personave që bëhemi, ne gjithmonë e kemi dashurinë e nënës – dashuri e cila nuk din të harxhohet, por vetëm shumëfishohet çdo ditë.

Për t’jua rikujtuar rëndësinë që ka nëna në jetën tonë, më poshtë ju sjellim disa shenja që tregojnë se e keni nënën më të mirën në botë!

Ne nuk i tregojmë nënës mjaft shpesh se sa shumë e dashurojmë dhe e vlerësojmë. Momenti i duhur për ta bërë këtë është TANI!

– Asnjëherë nuk do ta gjeni veten duke pasur të ftohët jashtë sepse nëna është ajo që kujdeset të visheni mirë dhe t’i përshtateni motit

– Nëna është ajo që gjithmonë ka diçka të shijshme të gatshme për ta ngrënë dhe sigurohet që asnjëherë të mos jemi të uritur

– Nëna është alarmi më i lezetshëm në botë sepse na zgjon nga gjumi pothuajse çdo mëngjes, duke u siguruar që të mos vonohemi për shkollë apo edhe për punë

– Sado interesante që t’ju duket, faktikisht nëna është ajo që gjithmonë na i gjen gjërat që na kanë humbur

– Nëna është ajo që gjithmonë na përqafon dhe ngushëllon kur ndihemi të pikëlluar

– Nëna asnjëherë nuk ndalet së brengosuri për ne. Qoftë kjo kur vonohemi apo çfarëdo tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat