Shkenca: Ushtrimet fizike gjatë mbrëmjes janë shumë më fitimprurëse

Life style

Shkenca: Ushtrimet fizike gjatë mbrëmjes janë shumë më fitimprurëse

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:39
Ilustrim

Ndoshta ka ardhur koha ta shtyni alarmin sepse dy studime të ndryshme kanë zbuluar që ushtrimet e mbrëmjes janë shumë më fitimprurëse sesa ushtrimet e mëngjesit.

Për shumicën e njerëzve, zgjedhja se a duhet të ushtrojnë në mëngjes apo mbrëmje është mjaft e vështirë, por dy studime – njëri studim nga shkencëtarët izraelitë, e tjetri nga amerikanë – janë në mesin e të parëve që japin një arsye definitive dhe shkencore se përse duhet t’i shmangni ushtrimet e mëngjesit.

Studimi ka zbuluar se performanca e ushtrimeve fizike është deri në 50% më e mirë kur ushtroni në mbrëmje, ku konsumoni më pak oksigjen dhe prodhoni nivele më të larta të ZMP-së, i cili është metabolit që e rrit aktivitetin metabolik në indet muskulore.

Njëkohësisht, hulumtuesit kanë zbuluar se një proteinë e caktuar që aktivizohet gjatë ushtrimeve fizike është më shumë prezente në sesionet e mbrëmjes.

Megjithëse ushtrimet në orën 4:30 të mëngjesit  preferohen nga Dwayne Johnson dhe Mark Wahlberg, studimi po ashtu ka zbuluar se ushtrimet e mbrëmjes ju ndihmojnë edhe të bëni gjumë më të mirë.

Sidoqoftë, ndonëse këto zbulime mund të funksionojnë nga një këndvështrim shkencor, është e rëndësishme të mbani mend se koha më e duhur për të ushtruar është ajo e cila ju përshtatet juve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat