I kapni flokët kur i keni të palarë? Ja pse nuk duhet ta bëni më

Life style

I kapni flokët kur i keni të palarë? Ja pse nuk duhet ta bëni më

Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:43
Ilustrim

Të gjitha vajzave dhe grave iu ndodh që të mos i kenë flokët të larë dhe të mos kenë kohë që ti lajnë për të pasur një pamje perfekte.

Fatkeqësisht edhe në raste të tilla u duhet të dalin, të shkojnë në punë dhe të përmbushin detyrimet e tyre.

Pikërisht në këto momente, për të shpëtuar nga sikleti gjejnë si zgjidhje kapjen e tyre, shpesh bisht, topuz, gërshet etj.

Por ndonëse mundohen që të japin një pamje sa më elegante, janë të pakta ato që e dinë se kapja e flokëve kur nuk janë shumë të larë, është diçka tejet e gabuar.

Arsyeja është e thjeshtë, duke i gërshetuar me llastik apo me kapëse, nuk lejohen të ajrosen.

Në këtë mënyrë rrënja e flokëve izolohet, duke penguar rritjen e tyre, ndërkohë që nga shtrëngimi ndodh edhe këputja e flokëve, për shkak se të qenit të palarë i bën që të jenë më të ngjitur.

Kështu që herën tjetër që keni në plan ti kapni flokët e palarë, mendohuni dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat