Maska për shkëlqimin e flokëve: Pos flokëve më të mirë, do t’i keni edhe flokë të mëndafshta dhe të shkëlqyeshme

Life style

Maska për shkëlqimin e flokëve: Pos flokëve më të mirë, do t’i keni edhe flokë të mëndafshta dhe të shkëlqyeshme

Më: 29 prill 2019 Në ora: 06:46
Ilustrim

Flokët mund t’i ngjyrosni me preparate natyrale, të cilat, pos shkëlqimit, kanë rolin e kurës së flokëve

A e keni ditur që flokët mund të shkëlqehen madje për tri nuanca madje me kanellë. Kanella flokëve u jep shkëlqim dhe butësi dhe nuk i dëmton.

Rezultate më të mira të ngjyrosjes së flokëve me kanellë mund t’i arrijnë damat me flokë të gështenjta, ndërsa ato me flokë më të errëta patjetër duhet të qesin kanellë disa herë në flokë, në mënyrë që t’i shkëlqejnë.

Nevojiten:

– 3 lugë kanellë,
– 3 lugë mjaltë,
– 5 lugë balsam për flokë.

Aplikimi:

Përzieni mjaltin dhe kanellën që të lidhen mirë dhe në atë tretje shtoni balsamin.

Maskën qiteni në flokë të pastra dhe të thata. Assesi mos e qitni këtë tretje në rrënjë të flokëve në mënyrë që të mos i irritoni.

Pas qitjes së maskës, flokët mbështillni me folie plastike dhe me peshqir. Peshqirin hiqeni pas gjysmë ore, ndërkaq maska nën folie le të qëndrojë në kokë edhe 4 deri në 5 orë.

Në fund, shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Dhe, mos harroni, kjo maskë i dedikohet shkëlqimit të ngjyrës natyrale të flokëve, jo atyre të cilat janë të ngjyrosura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat