Si t’i dalloni shenjat e hershme të lindjes

Life style

Si t’i dalloni shenjat e hershme të lindjes

Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

Shtatzënia, megjithëse eksperiencë e këndshme, din të sjell shumë brenga me vete.

Sa do të zgjatë lindja, a do të keni shumë dhimbje, si ta kuptoni a është alarm i rrejshëm apo vërtet ka ardhur momenti për të lindur, etj.

Për t’u ndihmuar atyre që me padurim presin të bëhen prindër, ju sjellim më poshtë një listë me shenjat që tregojnë se ka ardhur momenti i lindjes.

Keni ndaluar së shtuari peshë, madje edhe mund të keni humbje peshe

Gjatë fazës së fundit të shtatzënisë, ju do të ndalni së shtuari peshë. Disa nëna, gjithashtu mund të kenë humbje peshe.

Por, mos u brengosni nga asnjëra simptomë sepse është krejtësisht normale dhe bebja do të vazhdojë të shtojë peshë.

Mund të keni dhimbje të ngjashme sikur ato të menstruacioneve

Si shenjë e hershme e lindjes janë edhe dhimbjet që ngjasojnë me ato të dhimbjeve menstruale. Kryesisht mund të përjetoni dhimbje në zonën e poshtme të abdomenit, në pjesën e poshtme të shpinës, ose në të dyja këto zona.

E keni një ndjenjë se bebja po bie në komblik

Kjo është në veçanti e saktë për ato që bëhen nëna për herë të parë. Shtatzënat e tilla e kanë një ndjenjë se bebja po bie në pjesën e komblikut dhe kjo ndodh 2 deri në 4 javë para momentit të lindjes.

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës nuk largohet

Ju mund të përjetoni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës me afrimin e lindjes. Kjo për shkak se muskujt që janë përgjegjës për lindje ndryshojnë dhe zgjaten në mënyrë që të përgatiten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat