Femrat kanë pranuar: Këto janë shprehitë e partnerëve të cilat na nevrikosin deri në çmenduri!

Life style

Femrat kanë pranuar: Këto janë shprehitë e partnerëve të cilat na nevrikosin deri në çmenduri!

Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:41
Ilustrim

Disa femra kanë zbuluar cilat janë ato shprehi të çuditshme të partnerëve të tyre të cilat i nevrikosin

Çdo njeri ka të mirat dhe të këqijat dhe ndonjëherë te personat që janë në lidhje apo të martuar shprehitë e caktuara të këqija të partnerëve dalin mbi sipërfaqe edhe pse më herët nuk i kemi vërejtur.

Çdo detaj patjetër duhet t’ia tregojë nënës së vet

Jam e martuar, ndërkaq bashkëshorti çdo mbrëmje së paku 20 minuta ia tregon nënës së vet aktivitetet tona ditore, bisedat, madje edhe çfarë kam përgatitur për kafjall, drekë dhe darkë.

I jep para vëllait pa më treguar mua

Rastësisht kam zbuluar që vëllait tim i ka dhënë një sasi të madhe parash, fshehtas nga unë dhe kur e kam pyetur më ka thënë që fjala është për hua, sepse nuk po i ecin punët mirë.

Sillet si tinejxher kur është me miqtë

Nuk ka shprehi të më thërrasë në celular, injoron thirrjet e mia dhe sillet sikur nuk ka grua. Për këtë shkak lidhja jonë është e palumtur dhe plot grindje.

Kur grindemi përmend gabimet e vjetra nga e kaluara

Kurdo që debatojmë, përmend ndonjë situatë nga e kaluara. Njëherë madje më ka kritikuar madje për diçka nga e kaluara kur sapo patëm filluar të takoheshim. Kjo më çmend!

Kontrollon telefonin tim

Vazhdimisht merr telefonin tim dhe e kontrollon. Ai nuk e kupton që nuk jam e detyruar bash çdo imtësi nga jeta ime ta ndaj me të.

Kam të drejtë për privatësinë time

Në martesë jemi 7 vjet dhe i ka kaluar në shprehi që të mos çajë kokën për mua. Nuk më pyet për mendimin kur diçka planifikon, vetë merr vendime dhe vetëm më tregon kur çdo gjë merr fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat