Këshilla për damat: Si të bëheni një zonjë e vërtetë

Life style

Këshilla për damat: Si të bëheni një zonjë e vërtetë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:59
Ilustrim

Disa njerëz mendojnë se rregullave të mirësjelljes u ka skaduar afati dhe kanë dalë jashtë mode.

Por, sjelljet e mira asnjëherë nuk dalin nga moda!

Nëse dëshironi të merreni seriozisht, ju duhet të dini se ekzistojnë disa gjëra të cilat ju dëmtojnë imazhin e një zonje të vërtetë.

Më poshtë ju sjellim një listë me gabimet tipike të mirësjelljes të cilat asnjëherë nuk duhet t’i bëni! Mbani këto në mend, dhe gjithmonë do të lini përshtypje të mirë.

Mos vishni/mbani produkte false të markave të njohura

Nuk është nevoja t’i shpenzoni të gjitha paratë në një çantë të shtrenjtë dore. Por, nëse nuk mund ta blini atë, të paktën mos e blini as një të tillë fals. Replika, qoftë edhe e kualitetit e mirë, mund të vërehet shumë lehtë.

Prandaj, nëse dëshironi që të krijoni përshtypje të keqe kur e takoni dikë për herë të parë, atëherë blini gjëra fals!

Por, nëse dëshironi të lini përshtypje të mirë, blini gjëra të kualitetit të lartë të cilat mund t’i përballoni. Nuk është nevoja të kenë emrin e ndonjë dizajneri të famshëm në to, por mjafton të jenë origjinalë.

Gabimet e modës

Një zonjë e vërtetë asnjëherë nuk e veshë një bluzë të madhësisë më të madhe ose xhinse tejet të ngushta. Ajo dinë si t’i zgjedhë llojet e duhura të rrobave të cilat flasin shumë për stilin e saj.

Pozita…

Një rregull tjetër i rëndësishëm për zonjat, është ta mbajnë një pozicion mbretëror! Kur qëndroni shtrembër, ju lini përshtypje se diçka po ju pengon.

Damat e vërteta kujdesen për veten

Një zonjë e vërtetë kujdeset mirë për vetveten. Asaj i pëlqejnë aktivitetet sportive, kujdeset për ushqimin, i kushton kujdes lëkurës dhe trupit, etj.

Vonesat…

Zonjat e dinë se janë të papranueshme vonesat më shumë se 15 minuta, qoftë për takime biznesore apo personale.

Pra, zonjat e vërteta as nuk presin e as nuk vonohen më gjatë se 15 minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat