Personat më të mençur konsumojnë më së shumti alkool - Bota Sot
Personat më të mençur konsumojnë më së shumti alkool

Life style

Personat më të mençur konsumojnë më së shumti alkool

Më: 2 maj 2019 Në ora: 06:29
Ilustrim

Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit për një kohë të gjatë është ndërlidhur me efekte negative dhe është e vështirë të kundërshtohen shumica prej tyre.

Por, çfarë nëse ju themi se shumica e konsumuesve të mëdhenj të alkoolit faktikisht janë shumë të mençur?

Madje, çfarë nëse ju themi se edhe shkenca e konfirmon këtë pohim? A do t’ju bënte kjo të ndiheni më mirë për zgjedhjet që i keni bërë vikendin e kaluar?

Epo, një studim i kryer nga shkencëtarët londinezë e ka hulumtuar lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe edukimit.

Për ta thënë më thjeshtë, shkencëtarët kanë zbuluar se femrat të cilët kishin pasur diploma shkollore, kishin qenë dyfish më të prira të konsumojnë çdo ditë alkool.

Hulumtimi ka zbuluar se femrat me kualifikime akademike janë 71% më të prira të konsumojnë alkool në shumicën e ditëve të javës.

I njëjti rezultat thuajse vlen edhe për meshkujt, ku 49% e meshkujve të edukuar mirë janë më të prirë të konsumojnë shpesh alkool.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...