Shtatzënat që kanë problem me të vjella lindin fëmijë të mençur

Life style

Shtatzënat që kanë problem me të vjella lindin fëmijë të mençur

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:20
Ilustrim

Shtatzënia mund të jetë një periudhë shumë e mahnitshme për çdo grua, por edhe sfiduese.

Kjo e dyta për shkak se sëmundja e mëngjesit është një nga aspektet më të pakënaqshme të shtatzënisë.

Por, pavarësisht sa bezdisës mund të jetë fakti se duhet të villni në mëngjes dhe të ndiheni shumë e sëmurë, ne kemi një lajm shumë të mirë për ju: një studim ka zbuluar se hormonet të cilat i shkaktojnë këto simptoma janë të njëjtat që ndërlidhen me një zhvillim më të madh të trurit të fëmijës.

Çfarë do të thotë kjo saktësisht?

Hulumtimi i publikuar në revistën “The Journal of Pediatrics” ka zbuluar se të vjellat që ndodhin gjatë shtatzënisë janë shenjë e shkëlqyeshme e një inteligjence të lartë te fëmijët.

Veç kësaj, aq më i lartë që është intensiteti i të vjellave, aq më lehtë mund të parashikohet inteligjenca e fëmijës.

Studimi ka përfshirë 121 femra të cilat kishin mbetur shtatzënë mes viteve 1998 dhe 2003, ndërkaq nivelet e inteligjencës së fëmijëve ishin analizuar kur ata kishin qenë mes 3 dhe 7 vjeç.

Studimet tjera, siç është një i publikuar në revistën “JAMA Internal Medicine”, ka zbuluar se sëmundja e mëngjesit gjatë shtatzënisë është shenjë e mirë, pasi që ndërlidhet edhe me një rrezik më të ulët të abortimit. Me fjalë të tjera, kjo sëmundje ka funksion mbrojtës sepse nënkupton që nivelet e hormoneve janë të larta mjaftueshëm për ta mbajtur shtatzëninë.

Megjithatë, kjo është hera e parë që zbulohet se të vjellat janë indikator se sa i mençur do të jetë fëmija kur të lind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat