Pse nuk duhet ta rregulloni krevatin, sapo zgjoheni në mëngjes

Life style

Pse nuk duhet ta rregulloni krevatin, sapo zgjoheni në mëngjes

Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:17
Ilustrim

Nëse bëni pjesë në ata njerëz të cilët nuk e rregullojnë krevatin sapo zgjohen në mëngjes, tashmë vjen një lajm i mirë. Studiuesit anglezë të Kingston University në Londër janë në anën tuaj, duke qenë se një studim i fundit ka zbuluar se rregullimi i shtratit sapo zgjohemi, shkakton probleme serioze për shëndetin.

Është kjo ajo që thuhet në studimin e drejtuar nga Stephen Pretlove, i cili tregoi se çarçafët janë shpesh streha e preferuar e mikrobeve dhe pluhurave, për shkak të qelizave të vdekura dhe djersës.

Kështu që nëse e lini krevatin e çrregullt dhe në dritën e diellit, mikrobet dehidratohen dhe në fund ngordhin, duke shmangur probleme si alergjitë dhe astma.

Kjo pasi Pretlove, thotë se në krevatin tonë ndodhen mesatarisht 1.5 milionë mikrobe të fshehura në çarçaf, ndaj rregullimi i shtratit dhe mbajtja e tyre në lagështinë e çliruar nga gjumi, i shton shumë më shumë.

Një tjetër sugjerim që jep studiuesi është që dhoma të ajroset mirë dhe çarçafët të ndërrohen së paku çdo dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat