Bëhuni gati, kjo është shenja e vetme e horoskopit që do të gjejë dashurinë e jetës gjatë verës

Life style

Bëhuni gati, kjo është shenja e vetme e horoskopit që do të gjejë dashurinë e jetës gjatë verës

Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Vera është stina e emocioneve të reja, aventurave, periudha gjatë të cilës të gjithë zhvishemi nga problemet, stresi, lodhja dhe shkrihemi njësh me detin, diellin, flirtet në një bar, në një mbrëmje etj. Me pak fjalë, vera është stina ku çdo gjë ndryshon, e sigurisht që yjet kanë parashikuar një verë tejet të kënaqshme për shenjën e mëposhtme. Kështu që lidhni mirë rripin e sigurimit dhe lejoni veten të përfshiheni nga ndjenja fantastike, pasi vera do t’ju dhurojë dashurinë që kërkoni prej kohësh.

LUANI

Yjet dinë gjithçka, megjithatë në rastin e kësaj shenje duhet të falënderoni planetët për ndryshimet e reja në jetën tuaj në çift. Bashkëpunimi i Diellit, planetit udhëheqës të Luanit, me Saturnin dhe Marsin do t’ju ndihmojë që të gjeni më në fund dashurinë e vërtetë. Të gjithë ata që kanë dalë nga një marrëdhënie afatgjatë nuk duhet të frikësohen nga rreziku i dështimit, apo të mos qenit në lartësinë e duhur për të provuar emocione të reja. Do të ndiheni gjithë kohës të mikluar dhe joshur nga personat që ju rrethojnë, si dhe më në fund do të mund të gjeni atë që kërkonit prej kohësh. Muajt korrik dhe gusht do të shoqërohen me flirtime dhe eksperienca të reja seksuale. Neptuni do t’ju bekojë me energji të reja kozmike që do të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Në ndryshim nga lidhjet e mëparshme, marrëdhënia e re do të ngjizet edhe nga një kimi intelektuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat