Më thuaj kur ke lindur të të them çfarë sëmundje ke

Life style

Më thuaj kur ke lindur të të them çfarë sëmundje ke

Më: 4 maj 2019 Në ora: 06:09
Ilustrim

Studimi i ri tregon lidhjen që ka mes muajit të lindjes dhe sëmundjeve

Nënat duhet të jenë të kujdesshme kur planifikojnë të lindin një fëmijë pasi kjo mund të ndikojë në shëndetin e tyre.

Sipas studimeve të fundit, shumë më pak foshnja lindin midis nëntorit dhe marsit dhe më shumë mes shtatorit dhe qershorit. Nga të dhënat e mbledhura për një kohë të gjatë kjo tregon se nënat kanë filluar ta planifikojnë muajin e lindjes së fëmijës.

Fëmijët e lindur në vjeshtë dhe dimër janë më të prirur për të zhvilluar alergji ndaj ushqimeve. Edhe pse shkencëtarët nuk mund të shpjegojnë se përse ndodh, astma është më e zakonshme tek fëmijët e lindur në vjeshtë.

Një prej teorive thotë se fëmijët janë të ekspozuar ndaj alergjenëve si për shembull pluhurat e merimangave në muajt e parë të lindjes kur ata rrinë më shumë në shtëpi dhe në ambjente të mbyllura.

Për sëmundjet e frymëmarrjes, ato riprodhuese dhe neurologjike, fëmijët e lindur në tetor dhe nëntor kanë janë më të rrezikuar. Për problemet kardiovaskulare të lindurit nga shtatori e deri në nëntor janë më të mbrojtur. Ndërkohë të lindurit në janar dhe në dhjetor janë më të rrezikuar.

Duke parë numrin e madh të njerëzve që humbin jetën për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare, ata që lindin në vjeshtë janë më të prirur të jetojnë më gjatë. Ndërkohë nënat që i lindin fëmijët e tyre në verë i kanë më të larta nivelet e vitaminës D e cila ndikon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Edhe në studimet e mëparshme duket se është parë një lidhje midis shëndetit të fëmijës dhe muajit të lindjes.

Studiuesit kanë ende shumë paqartësi për lidhjen që ka midis muajit të lindjes dhe shëndetit, por ata kanë vënë re qartësisht këto ndryshime në bazë të statistikave të mbajtura prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat