Jennifer Lopez ka fituar titullin e vitit të ikonës së modës

Life style

Jennifer Lopez ka fituar titullin e vitit të ikonës së modës

Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:27
Jennifer Lopez

Ajo tërheq vëmendjen kudo që shfaqet – sa me bukurinë, me trupin e tendosur po aq edhe me kombinimet e qëlluara të veshjeve

Kujtoni vetëm të gjithë ata tepihë të kuq dhe ngjarje të tjera glamuroze ku i ka lënë në hije Jennifer Lopez me stilin e saj bukuroshet e tjera.

Paraqitja në fustanin e famshëm ngjyrë të gjelbër Versace në ndarjen e shpërblimeve Grammy në vitin 2000 në njëfarë mënyre ishte aq mbresëlënëse sa që shumica e kanë mbajtur në mend emrin e saj, aq më parë në botën e modës.

Image

Steven Kolb, kryetar i Këshillit, i cili çdo vit ndan shpërblimin e vitit të ikonës së modës, ka deklaruar: “Kur është fjala për stilin dhe mënyrën e veshjes të të famshmëve, ndonjëherë thjesht shihni që kanë veshur diçka për të qenë të vërejtur dhe të fotografuar, mirëpo shtroni pyetjen se a u pëlqen vërtet ajo. Mirëpo, kur e shihni Jennier Lopezin, gjithmonë te ajo shihni që i rri mirë ajo që ka veshur. Ajo do të ishte ikonë mode edhe po të mos ishte shfaqur në tepihun e kuq”.

Ai ka shtuar edhe që stili është diçka për të cilin mund të debatohet dhe që çdo gjë është çështje e asaj se çfarë u pëlqen njerëzve dhe çfarë jo “është fakt që Jennifer Lopez vazhdimisht është e pranishme në skenën e modës dhe që vazhdon të theksohet me kombinimet e guximshme të veshjeve.

Ajo gjithmonë është e dalluar dhe gjithmonë flitet për të, për ç’shkak është zgjedhje e përsosur për këtë shpërblim.

Para Jennifer Lopezit, këtë shpërblim e kanë fituar Rihanna, Beyonce, Lady Gaga, Naomi Campbell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat