Kur ke plot gjëra për të bërë… në një ditë me shi

Life style

Kur ke plot gjëra për të bërë… në një ditë me shi

Më: 6 maj 2019 Në ora: 06:53
Ilustrim

Përveçse të kërcesh ose të këndosh ka edhe aktivitetete të tjera mjaft interesante që çdokush mund të zhvillojë në një kohë me shi…

Shiu ka gjithmonë një ndikim negativ, udhëtimet anulohen, aktivitetet në natyrë shtyehn për një herë tjetër, rrugët dhe shtigjet në natyrë mund të përkeqësohen nga balta etj. Por pavarësisht kësaj, veshja dhe disa mjete të përshtatshme ofrojnë aventura dhe udhëtime më të bukura sesa një ditë me plot diell.

Disa aktivitete të cilat mundti zhvilloni në një ditë me shi:

Shtigjet zbrazen…

Një ditë me shi tremb një pjesë të atyre që dalin në natyrë, shtigjet zbrazen dhe sidmos ato që janë zakonisht më të rrahura nga njerëzit mund të shijohen në qetësi të plotë.

Pse jo të notosh…

Ndër ndjesitë më të bukura është të notosh ndërkohë që bie shi, gjithesesi do të lageni, atëherë pse mos ti shkojme deri në fund.

Ku ka si gjumi në një natë me shi…

Të gjithë e kemi provuar ndjesinë e e gjumit ndjellës ndërkohë që shiu përplaset në dritare, akoma më fantastike është të hapësh një çadër kampingu në natyrë dhe të flesh ndërkohe që ndjen shiun jashte dhe vetë ndihesh i mbrojtur në çadër.

Fotografi në një kohë me shi

Fotografët thonë që një kohë me shi mund te ofrojë shkrepjen e momenteve te përshkruara si magjike i atyre zonave që janë të thjeshta dhe nuk kanë asgjë të veçantë

Të ecësh, të dalësh me biçikletë, të vraposh… në shi

Koha me shi ofron në vetvete ndër momentet më të qeta dhe një kohë vërtet të mirë për të rritur rezistencën trupore dhe në mënyrë efektive të realizosh disa kilometra.

Te ndezësh një zjarr

Nga eksperienca, ndezja e një zjarri në një kohë me shi është një moment i bukur, me shiun që bie një zjarr të jep ngrohtësi dhe ndjenjë fuqie ndërkohë që rrobat avullojnë lagështirën e shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat