Kush bën më shumë thashetheme, burrat apo gratë?

Life style

Kush bën më shumë thashetheme, burrat apo gratë?

Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Thashethemet mund të mos konsiderohen “morale”, por sigurisht që janë njerëzore – dhe një studim i ri sugjeron se është diçka e zakonshme dhe jo aq e keqe sa mendoni.

Në fakt, sociologët i shohin thashethemet si pjesë e bashkimit të shoqërive, duke ndihmuar në shpërndarjen e informacionit përmes grupeve, duke krijuar një front të bashkuar dhe duke mbrojtur njerëzit nga aktorët e mundshëm të këqij.

Për herë të parë hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, Riverside, kanë gjurmuar thashethemet dhe kush është duke i thënë ato.

Ata e bënë këtë duke vendosur një aparat dëgjimi tek 467 pjesëmarrësit vullnetarë, që rastësisht dëgjuan pjesë në bisedat e tyre gjatë gjithë ditës, duke kapur dhe regjistruar rreth 10 për qind të asaj që thanë.

Në mesin e 269 grave dhe 198 burrave, ata dëgjuan 4,003 raste të thashethemeve gjatë dy deri në pesë ditë.

Kjo doli në një mesatare prej 52 minutash në ditë të shpenzuara për thashetheme.

Të gjithë e bënë, por jo të gjithë e bënë të njëjtën mënyrë.

Pjesa dërrmuese e thashethemeve ishte për njerëzit që i njihnin pjesëmarrësit, e jo për persona të famshëm.

Gratë kanë shpenzuar pak më shumë kohë në thashetheme sesa meshkujt – por vetëm thonë gjëra që studiuesit i kategorizuan si ‘neutrale’, që do të thotë se ata ndajnë informacionin, në vend që të japin deklarata ose gjykim negativ.

Thashetheme neutrale ishin forma dominuese, por ka pasur dyfish më shumë gjykime të këqijase sa lavdata tek pjesa tjetër e thashethemeve të analizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat