Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja parashikimi gjatë datave 6-12 maj

Life style

Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja parashikimi gjatë datave 6-12 maj

Më: 6 maj 2019 Në ora: 22:49
Paolo Fox

Dashi: Venusi në shenjën tuaj do t’jua ndërlikojë situatën sentimentale. Gjendja emocionale për këtë javë do të jetë disi e turbullt. Mes jush dhe partnerit mund të lindë ndjenja e xhelozisë. Do të krijohen konflikte që mund të ndikojnë edhe në ambientin e punës, nëse nuk do të arrini t’i përmbani emocionet. Gjendja shëndetësore do të jetë e qëndrueshme, por do të jeni të tensionuar.

Demi: Kjo do të jetë një javë e favorshme për projektet e reja që do të lindin në punë. Dashuria do të kalojë në plan të dytë, prandaj ju takon ju që të gjeni ekuilibrat mes të dyjave. Për fat të gjitha përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Do të bëni takime të  rëndësishme që do t’ju ndihmojnë në synimet tuaja, por këshillohet që të hënën dhe të martën të tregoheni të kujdesshëm.

Binjakët: Gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë në aspektin sentimental. Kur vjen puna te ndjenjat, këshillohet që t’i hidhni hapat me kujdes. Më pas do ta keni shumë të lehtë që të jeni spontanë. Kjo do të jetë një javë e frytshme në aspektin profesional. Aty nga e enjtja dhe e premtja do të merrni ndonjë lajm të mirë. Në fundjavë përkushtojuni familjes.

Gaforrja: Gjendja e ankthit mund të ndikojë që t’ju shpërqendrojë nga puna. Përpiquni të ruani përqendrimin dhe sidomos të mos e shfaqni hapur nervozizmin. Sqarojini gjërat me partnerin dhe më pas do të ndiheni të lehtësuar. Marsi do të largohet nga shenja juaj dhe lodhja që ndienit më në fund do të zhduket.

Luani: Gjatë këtyre ditëve do të jeni në humor të keq. Në krye të javës Hëna nuk do t’ju favorizojë, por situata do të përmirësohet në fundjavë. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për t’u vënë veshin thashethemeve të pabaza. Nëse e keni për zemër lidhjen tuaj, merruni vetëm me gjërat konkrete dhe përkushtojuni edhe anës erotike. Beqarët do të kenë mundësinë të lënë takime interesante.

Virgjëresha: Thuhet se ç’të mbjellësh do të korrësh. Për çfarë ju duhet dashuria, përderisa po përjetoni një periudhë fatlume? Dashuria nuk parashikohet fort e mbarë në këtë periudhë. Ndokush prej jush mund të ketë dyshime për ndjenjat karshi partnerit. Me siguri që do të ndiheni shumë mirë në shoqërinë e të afërmve dhe kolegëve. Dita e enjte do të jetë fillimi i një periudhe shumë interesante në aspektin profesional.

Peshorja: Ndërlikimet e shumta në dashuri jua bëjnë jetën më të vështirë. Do t’ju duhet të merrni një vendim të prerë në mënyrë që t’ju jepni fund pasigurive që ju mundojnë. Mos humbni kohë më tej! Mërkuri do t’ju favorizojë dhe kjo do të shënojë fundin e një faze statike në jetën tuaj. Do të keni sukses, sidomos në aspektin profesional. Do të ndiheni më në fund energjikë dhe shumë më të qetë.

Akrepi: Edhe pse do të ndiheni në humor të keq, java në përgjithësi do të jetë e qetë. Do t’ju duhet të sistemoni disa çështje të mbetura pezull, por do ta përballoni gjithçka me shumë optimizëm. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me shumë fat. Do të ndiheni të qetë për sa i përket aspektit profesional. Përpiquni gjithsesi që t’i shmangni debatet që do t’ju shkaktonin nervozizëm.

Shigjetari: Gjithçka do të shkojë mbarë në aspektin profesional po ashtu edhe në dashuri. Do të jeni më të ëmbël se zakonisht, madje edhe do të ndihmoni çiftet në krizë. Marrëdhënia juaj do të avancojë. Kush është beqar mund të njohë edhe shpirtin e vet binjak. Në aspektin profesional këshillohet që t’i jepni përparësi një projekti dhe të mos prisni më tej.

Bricjapi: Mungesa e vëmendjes nga ana e partnerit, mund të bëhet shkak që të pësoni krizë. Tani që jeni bërë pjesë e botës fantastike të dashurisë, kërkoni gjithmonë e më shumë dhe nuk ngopeni kurrë në shoqërinë e partnerit. Për fat do të keni pranë vetes personin e duhur për ju. Marsi në shenjën tuaj ju jep forcë, por në aspektin profesional gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç dëshironi.

Ujori: Idetë tuaja mund të mos vlerësohen shumë gjatë këtyre ditëve, edhe puna mund t’ju duket e vështirë. Ama, nuk jeni të gatshëm të hiqni dorë për të kënaqur dëshirat e ndonjë kolegu kokëfortë. Gjithsesi, do t’ju ofrohen mundësi të reja dhe Venusi në shenjën tuaj do ta bëjë lidhjen tuaj më të fortë. Shfrytëzojini në maksimum mundësitë që do t’ju ofrohen.

Peshqit: Jeni të pandalshëm në punë, por sapo mbeteni vetëm keni kriza emocionale. Mos u sforconi të bëni gjërat që nuk keni dëshirë. Duket se në këtë periudhë jeta juaj sentimentale është shumë e ndërlikuar dhe për momentin do ta keni të vështirë të sqaroheni. Bëni kujdes që brengat sentimentale të mos ndikojnë në punë dhe që të mos ndiheni nervozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat