Është 97 vjeçare dhe ende shkëlqen në çdo aspekt – cili është sekreti i Betty White?

Life style

Është 97 vjeçare dhe ende shkëlqen në çdo aspekt – cili është sekreti i Betty White?

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:06
Betty White

Betty White është aktore dhe komediane amerikane, e cila ka karrierën më të gjatë televizive ndonjëherë.

Ajo ka një karrierë mbi 70-vjeçare të aktrimit, komedisë, shkrimit, aktivizmit, televizionit dhe radios.

Jeta dhe paraqitja e saj ende i motivojnë njerëzit, ndërkaq shumë janë kureshtarë ta dinë mënyrën se si ajo ka menaxhuar të jetë në gjendje kaq të mirë.

Megjithëse i ka mbushur 97 vjet në janar të këtij viti, ajo duket ende atraktive dhe nuk ka ndonjë shenjë se dëshiron të ngadalësohet.

Cili është sekreti i saj?

Betty kishte vendosur që sekretin e saj ta zbulonte në një intervistë me Al Roker, duke e shpjeguar misterin e rinisë së saj.

Ajo thotë se thjesht përqendrohet ta shijojë jetën në maksimum – pra, këshilla e saj është të jetoni të lumtur!

Qëndrimi i saj është që gjithmonë të përqendroheni në pozitiven dhe asnjëherë në negativen. Ajo e ka kuptuar se shumë njerëz gjejnë diçka për t’u ankuar, në vend se të thonë: “Hej, kjo ishte e mahnitshme”.

Sipas saj, nuk është e vështirë të gjeni gjëra të mahnitshme kur i kërkoni.

Kur është fjala për t’u ushqyer për një jetë të gjatë, ajo nuk e kufizon veten vetëm me ushqime të shëndetshme, por konsumon gjëra të cilat i pëlqen (vodka dhe hot dog).

Betty gjithashtu ju këshillon ta gjeni një hobi sepse është e mahnitshme për ta mbushur trupin energji, për ta forcuar sistemin e imunitetit, për ta rritur vetëbesimin, për ta reduktuar stresin dhe për ta përmirësuar kualitetin e gjumit.

Në fund, ajo thotë se çdo njeri duhet të jetë zemërgjerë dhe i sjellshëm në mënyrë që të ketë sukses në jetën personale dhe profesionale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat