Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 8 Maj 2019

Life style

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 8 Maj 2019

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:13
Ilustrim

Quhen pikërisht “Shenjat e bekuara” të kësaj të mërkure.

Saturni furnizon plot energji të reja Luanin, financat lëvizin në mënyrë marramendëse falë menaxhimit dhe balancës që vjen nga harmonizimi i peshores me shenjën tuaj. Shëndeti do të kete luhatje të vogla, por asgjë për t’u shqetësuar. Luanët do të përballen me lajme të mira në aspektin material. Një telefonatë apo mesazh i cfarëdo lloji i jep atij lajmin fantastik se diçka që Luanët e “gjuanin” prej kohësh është në fazë realizimi.

Shenja e dytë e bekuar, që do të marri lajme mjaft të mira sot është Demi.
Demi është plot kurajo pasi Plutoni ka marrë energji tejet të mëdha nga ‘Arusha e madhe’ dhe i ka shkarkuar të gjitha te shenja e Demit, për shkak të forcës karakterizuese të kësaj shenje.
Financat nuk lëvizim as për mirë e as për keq, dhe këtë shiheni si diçka pozitive. Do rifitoni një mik të humbur si pasojë e një keqkuptimi dhe kjo do ju mbushi me lumturi të pamatë.

Ju presin gjithashtu projekte tejet ambicioze dhe shumë persona do ju kenë zili, por kjo është falë inteligjencës dhe guximit të tepruar të Demit asgjë e pamerituar. Në horizonte shihen ‘cupida’ për Demat e vetmuar ndërsa për ata në çift priten aventura që lidhen me udhëtimet romantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat