10 gjërat produktive që bëjnë njerëzit për sukses

Life style

10 gjërat produktive që bëjnë njerëzit për sukses

Më: 9 maj 2019 Në ora: 07:38
Ilustrim

Të gjithë njerëzit më produktiv kanë zakone të caktuara në rutinat e tyre të përditshme që kontribuojnë në suksesin e tyre. Ata e kuptojnë se suksesi i tyre fillon dhe mbaron me shëndetin e tyre mendor dhe fizik, i cili është pothuajse tërësisht i varur nga zakonet e tyre para kohës së gjumit.

Këtu janë 10 gjërat më të suksesshme dhe produktive që njerëzit bëjnë për të fituar para:

1.Ata e rishikojnë ditën e tyre 
Steve Jobs ishte një person i cili çdo ditë e shijonte në maksimum. Ai ka sqaruar këtë gjë, në një mënyrë të përsosur kur tha: “Të jesh njeriu më i pasur në varrezë nuk ka rëndësi për mua. Të shkosh në shtrat natën duke thënë se kemi bërë diçka të mrekullueshme, kjo është ajo që ka rëndësi për mua. ” Të gjithë njerëzit e suksesshëm dhe të pasur, para se të shkojnë për të fjetur, mendojnë nëqoftëse ajo që janë duke bërë ka kuptim. Në fund të çdo dite, ata mendojnë për mënyrën se si kanë kontribuar pozitivisht në botë dhe shqyrtojnë, nëse qëllimet e arritura janë në përputhje me vizionin e tyre të përgjithshëm. Kështu, ata bëjnë plane për të ndjekur progresin e tyre dhe marrin shënime për të dhënë maksimumin e tyre në atë çka bëjnë. Prandaj sot, para se të shkoni për të fjetur, shqyrtoni ditën tuaj, sepse në këtë mënyrë do të jeni më të qartë në atë që dëshironi dhe atë çka ju motivon për të realizuar qëllimet tuaja.

2. Ata shkruajnë mendimet e tyre
Prezantuesja Ellen DeGeneres ka shkruar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e saj, kur ajo ishte e re: “Shkrimi është me të vërtetë diçka e mirë, sepse lejon të shprehësh gjithçka dhe të bën të japësh më të mirën tënde”. Njerëzit shumë produktiv dhe të suksesshëm shkruajnë mendimet e tyre, ndjenjat, dhe emocionet. Ata përpiqen të analizojnë, kur dhe pse gjërat shkuan mirë ose keq. Ata shkruajnë për të përmirësuar aftësitë e tyre komunikuese dhe të menduarit për të qenë një udhëheqës më i mirë. Pra, duke shkruar gjëra, ju ndihmoni veten për të theksuar mendimet tuaja, të jeni më i qartë, të shkatërroni mendimet negative dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje emocioneve tuaja gjatë ditës. Të shkruarit mund t’ju ndihmojë të nxirrni në pah diçka të re për veten apo për jetën tuaj. Njerëz të suksesshëm si Theodore Roosevelt, Thomas Jefferson, Charles Darwin, Benjamin Franklin, Andrew Carnegie, Ralph Waldo Emerson dhe Winston Churchill mbanin një ditar, kështu që pse të mos e provoni edhe ju?

3. Ata i kushtojnë kohë leximit të librave 
Kjo është prova se lexuesit janë udhëheqës të mëdhenj. Miliarderi Bill Gates është një lexues i pasionuar. Çdo natë para se të shtrihet, ai kalon një orë duke lexuar një libër, me tema të ndryshme. Shumë njerëz të suksesshëm në botë janë lexues të pangopur. Ata lexojnë të paktën për 10-20 minuta para se të shkojnë në shtrat çdo ditë dhe ata mësojnë gjëra të reja rreth atyre çka flasin të tjerët. Ata zgjerojnë njohuritë e tyre për të qenë më të mirë, më të përgatitur për të udhëhequr dhe motivuar ekipin e tyre dhe për të ndërtuar bizneset si një multimilioner. Një tjetër përfitim i madh nga të lexuarit e librave përpara gjumit është zhvillimi i trurit tuaj.

4. Ata caktojnë prioritetet e tyre për mëngjesin e ardhshëm 
Nga ngarkesa e madhe gjatë ditës është e lehtë të humbasësh fokusin dhe të mos arrish dot qëllimet e tua. Kjo është arsyeja pse, para kohës së gjumit, njerëzit produktiv planifikojnë për ditën e nesërme. Ata bëjnë një listë të gjithçkaje që ata duhet të bëjnë përpara se të fillojnë të punojnë. Kjo i lejon ata të shkojnë në pune më të përgatitur, më të sigurt dhe më pak të stresuar. Përfshijeni këtë ndryshim në rutinën tuaj të përditshme duke shkruar 3 – 5 detyrat më të rëndësishme që ju duhet të bëni të nesërmen. Çdo minutë e shpenzuar në planifikim kursen 10 minuta në ekzekutim.

5. Ata kalojnë kohë me familjen 
“Një njeri nuk duhet të lërë pas dore familjen e tij për biznesin.” -Walt Disney 
Krejtësisht e vërtetë! Ju duhet të kaloni kohë me familjen tuaj në mënyrë që të lidheni më shumë dhe të qëndroni të lidhur. Jeta është me të vërtetë e ngarkuar, dhe për ju si një sipërmarrës apo një punonjës gjithmonë ndiheni se keni një milion gjëra për të bërë dhe ora është kundër jush. Por është vërtetë e rëndësishme që ta konsideroni kohën me familjen tuaj si një prioritet. Pra, shpenzoni më shumë kohë duke pasur biseda domethënëse me fëmijët tuaj, vëllezërit dhe motrat apo prindërit. Fikeni televizorin për të ngrënë darkë me familjen dhe komunikoni. Sa më shumë kohë të shpenzoni së bashku, më shumë shans do të keni për të fituar eksperienca të reja.

6. Ata i çojnë punët deri në fund 
Njerëzit shumë produktiv përdorin aftësitë e tyre, talentin, energjitë dhe njohuritë e tyre sa të jetë e mundur. Ata bëjnë gjërat që duhet të bëhen, jo vetëm gjërat që u pëlqen të bëjnë. Ata janë të gatshëm të punojnë shumë dhe të angazhohen për të mbaruar punën që duhet bërë deri në fund të ditës. Askush nuk e di këtë më mirë këtë se presidenti amerikan Barak Obama për të cilin fillon dita një natë më parë. Kur ai zgjohet në orën shtatë, ai fillon menjëherë programin e tij. Ne të gjithë kemi 24 orë dhe ju duhet të përdorni kohën tuaj me mençuri, kjo është arsyeja pse njerëzit e suksesshëm japin maksimumin e tyre gjatë këtyre 24 orëve.

7. Ata bëjnë një pushim nga media e dixhitalizuar
Arianna Huffington, në librin e saj më të shitur “Thrive”, ndan rëndësinë e shkëputjes nga jeta jonë e ngarkuar, të relaksohemi dhe të kujdesemi për trupin tonë dhe shpirtin, duke ripërcaktuar çfarë do të thotë të jesh i suksesshëm në botën e sotme. Pra, çdo natë para se të flini, lëreni telefonin tuaj në një dhomë tjetër, fikni televizorin dhe kaloni disa kohë në heshtje. Ju do të ndjeni energjinë tuaj të ngrihet dhe përmirësim në shëndetin tuaj. Përveç kësaj, ju do të keni më shumë kohë për aktivitete të tjera që ju gëzojnë me të vërtetë.

8. Ata kalojnë kohë në natyrë 
Nuk ka shembull më të madh sesa Sir Richard Branson. Ai ka treguar se pavarësisht karrierës së lodhshme, ju nuk duhet të hiqni dorë nga gjërat që ju pëlqejnë në jetë. Për të qenë të freskët dhe të gatshëm për çdo gjë, ju duhet të gjeni kohë për të shkuar në natyrë dhe të argëtoheni. Nëse ju nuk keni mundësi të notoni në ujin e kristaltë të Karaibeve, një shëtitje në natyrë do të ishte perfekte për të qartësuar mendimet tuaja në lidhje me punën, pas një ditë të vështirë dhe të reflektoni mbi gjëra të ndryshme që ju interesojnë, ose thjesht për të zbrazur mendjen tuaj dhe të qetësoheni në heshtje.

9. Ata meditojnë 
Russell Simmons, Tim Ferriss dhe Oprah Winfrey, të gjithë meditonin në mëngjes dhe para gjumit për të dhënë maksimumin e tyre gjatë gjithë ditës. Në fakt, kur mendja jonë është më e relaksuar, ne jemi më të hapur për ide dhe për t’u fokusuar më mirë në detyrat tona. Pra, shpenzoni 10 minuta çdo ditë para se të shkoni për të fjetur për të medituar dhe lini mendimet tuaja të rrjedhin natyrshëm. Ditën tjetër ju do të jetë më energjik, të fokusuar dhe produktiv.

10. Ata parashikojnë të ardhmen e tyre
Shumë njerëz të suksesshëm shpenzojnë disa minuta para se të flenë për të parashikuar një rezultat pozitiv lidhur me projektet mbi të cilat ata janë duke punuar. Oprah Winfrey është një prej njerëzve shumë produktiv në botë, që përdorin teknikat e vizualizimit për të parashikuar suksesin e së nesërmes dhe për të qenë më i qartë mbi sfidat dhe pengesat. Pra, kaloni disa minuta çdo natë duke e menduar veten si të suksesshëm të nesërmen. Kjo do t’ju ndihmojë për t’u motivuar dhe të bëni realitet mendimet tuaja.

Nëqoftëse ju mund ti realizoni këto 10 zakone të njerëzve të suksesshëm ju do të rrisni produktivitetin tuaj brenda natës dhe jeta juaj do të jetë shumë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat