Xhelozia nuk është dashuri, por fiksim!

Life style

Xhelozia nuk është dashuri, por fiksim!

Më: 9 maj 2019 Në ora: 07:50
Ilustrim

Paolo Crepet është psikiatër dhe sociolog dhe po boton një libër të ri kushtuar ndjenjës së dashurisë, ku ai tregon histori dhe bën reflektime të nxjerra nga përvoja e tij ekzistenciale dhe profesionale që rrotullohen rreth kësaj fjale kaq të shenjtë: pasioni.

Gjatë një interviste me "La Repubblica", ai donte të fliste për atë ndjenjë negative që një person në çift mund të ndjejë, ose thënë ndryshe xhelozia. Për më tepër ne donim të ndalonim në dhunën ndaj grave: "Pas një femre, shumë realitete janë të fshehura. Në thelb, shumë njerëz ende kanë vështirësi në pranimin e radhës së gjatë të çlirimit të grave, pavarësisht faktit se kanë kaluar më shumë se dyzet vjet që nga pushtimet e shumta, si divorci, ata nuk e kanë përpunuar atë që ka ndodhur në këto vite, në një koncept të familjes arkaike, që e sheh ende gruan si të nënshtruar dhe mashkullin me një rol dominues".

Sociologu i njohur donte të shpjegonte që pas xhelozisë dhe dhunës ndaj grave qëndron një kulturë e lashtë dhe e vështirë për t'u eliminuar. Një burrë arrin të kontrrollojë një grua, madje edhe t'a rrahë atë, sepse disa syresh jetojnë në atë lloj kulture që e sheh mashkullin si mbrojtës, i cili e menaxhon dhe e bën atë të ndiejë të gjithë fuqinë e tij mbi gruan që ka. Për fat të keq, ky qëndrim nuk është vetëm një pjesë e së kaluarës, por edhe e së tashmes, madje ka shumë të rinj që mendojnë kështu, që duhet të jenë partnerë të tillë, të shtojnë xhelozinë në mënyrë që të ndihet protagonizmi i tyre në lidhje. Sipas tyre, një pasion duhet demostruar edhe psikologjikisht dhe fizikisht. Prandaj, besohet se kjo lloj sjellje bëhet pjesë integrale e çdo marrëdhënieje romantike, ndaj mund të shkaktojë edhe reagime të dhunshme.

Xhelozia gjithmonë sjell fatkeqësi, dramë dhe të rinjtë duhet të mësohen të mos e konsiderojnë këtë si simptomë dashurie, sepse ajo kurrë nuk është e tillë. Dhe duhet thënë me shkronja të mëdha se xhelozia nuk është një formë dashurie, por vetëm fiksim. Dashuria është respekt mbi të gjitha. Të dua, prandaj të respektoj!

Problemi shtrohet kur një grua fillon t'i tolerojë këto qëndrime të dhunshme, kur partneri i saj e kontrollon gjithë kohës dhe bëhet posesiv, kjo ndjenjë e quajtur dashuri kthehet në manipulim dhe fiksim. Për shkak të dhunës, gjithmonë ekziston ideja për të konsideruar gratë si objekte, jo si individ. Unë të vras, sepse ti je gjëja imë...Është e vështirë të pranosh që një vajzë sot të bëjë të njëjtat gjëra dhe të njëjtën jetë si një djalë në moshën e saj. Këto mundësi të barabarta nxisin zemërimin, xhelozinë, zilinë e njerëzve të frustruar sepse një grua e tillë është e lirë dhe mund të zgjedhe që të mos kontrrollohet.

Në fund të intervistës dhe rrëfimit të tij, sociologu i njohur, shpjegon se nënat duhet t'u mësojnë vajzave të tyre që të mos qëndrojnë me të dashurin e tyre kur marrëdhënia bëhet posesive, në shuplakën e parë, duhet të largohen. Nëse një njëri ju godet, është i dhunshëm, nuk do të thotë se ai ju do dhe kujdeset për ju. Dhe ky është fakt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat