Bën gabime kur shkruan statuset? Tani zbulo të fshehtat e personalitetin tënd

Life style

Bën gabime kur shkruan statuset? Tani zbulo të fshehtat e personalitetin tënd

Më: 9 maj 2019 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Njihesh si “polici i gramatikës”mes miqve? I gjykon statuset e të tjerëve mbi gramatikën, drejtshkrimin dhe qartësinë?

Sipas një studimi të fundit, ky përkushtim ndaj gjuhës mund të japë disa të dhëna për personalitetin tënd.

Shkencëtarët e Universittet të Michigan-it kanë zbuluar që lloji i personalitetit mund të parashikojë sesi dikush sillet ndaj gabimeve në email.

Ekstrovertët që janë shumë shoqëror me tendencën të jenë të sinqertë, kanë më shumë gjasa t’i injorojnë gabimet e drejtshkrimit nga shpejtësia dhe gabimet gramatikore, ndërsa introvertët janë më të rezervuar, gabimet i marrin personalisht dhe e gjykojnë negativisht shkruesin.

Për studimin e publikuar në PLOS ONE, studiuesit pyetën 83 persona nëse gramatika ishte apo nuk ishte e rëndësishme për ata. Pastaj ata lexuan përgjigjet nga shokët të dhomës që i përgjigjeshin një njoftimi për ndarje shtëpie.

Përgjigjet ose nuk kishin, ose kishin gabime gramatikore dhe shpejtësie.

Pjesëmarrësit pastaj dhanë gjykimet për inteligjencën dhe sesa miqësorë u dukeshin shkruesit, ndër cilësitë e tjera. Ata dhanë informacion dhe për personalitetet e tyre.

Në fund të studimit, ata u pyetën nëse i panë gabimet drejtshkrimore dhe nëse po, sa shumë i ndikuan ato.

Nuk ishte surprizë, që ata që kishin pranuar që gramatika ishte e rëndësishme në fillim të studimit, kishin më shumë gjasë t’u prishej dita nga një gabim drejtshkrimor në email-e.

Ata që u mërzitën veçanërisht nga gabimet gramatikore, ishin më të vështirë për të rënë dakord me të tjerët.

Ata që nuk pëlqyen veçanërisht gabimet drejtshkrimore nga shpejtësia, u gjet që ishin më pak të hapur.

Tani të jeni të sigurt që e njihni më shumë veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat