Flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim? Aplikoni këto truke të thjeshta

Life style

Flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim? Aplikoni këto truke të thjeshta

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:28
Ilustrim

Agjentët atmosferikë dhe stresi që i nënshtrohemi çdo ditë janë mjaftueshëm arsye për të dobësuar flokët. Megjithatë, nëse kujdesemi për to çdo ditë, me siguri do ta përmirësojmë pamjen e tyre. Ja katër hapa të thjeshtë për t’i dhënë shkëlqim flokëve tuaj.

Lajini në mënyrë të drejtë- Për të pasur flokë të shëndetshëm, ne duhet t’i lajmë ato me kujdesin më të madh. Masazhojini me një sasi të vogël shampoje butësisht, nga flokët tek rrënjët për të paktën çerek ore. Pastaj, shpëlajini dhe aplikoni balsamin nga gjysma e gjatësisë së tyre tek skajet dhe lëreni të pushojë për disa minuta. Për të bërë shpëlarjen, bëjeni me ujë të ftohtë.

Masazhoni  kokën me vaj vitamine E- Kur lëkura është e shëndetshme, flokët bëhen të trasha dhe të shndritshme dhe vitamina E mund të ndihmojë në këtë drejtim. Kjo e fundit ka veti antioksiduese dhe disa ekspertë pretendojnë se mund të ndikojnë në rritjen e flokëve. Masazhimi i flokëve me vaj vitamine E mund të jetë i dobishëm sidomos për ata me flokë të dobët.

Përdorni një krehër me qime natyrale- Për të respektuar flokët tuaj, përdorni një krehër me qime 100% natyrale. Sepse ato ndikojnë në shpërndarjen e vajit natyral të flokëve nga rrënja në gjatësi, duke i bërë ato të duken plot jetë dhe të shndritshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat