Pas takimit të parë…

Life style

Pas takimit të parë…

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:43
Ilustrim

Ju sapo keni kalur një mbrëmje fantastike së bashku! Ndoshta, ende nuk quheni zyrtarisht të lidhur, mund të keni pasur një bisedë rrjedhëse me tematika të gjetura, ushqim të shijshëm dhe në fund të një puthje të mirë! Dhe vetëm kaq! Por, ju nuk dini çfarë duhet të bëni më pas! Jeni dyshuese se çfarë mesazhi t’i dërgoni atij, në fakt po kërkoni për përmbajtjen e përsosur që tregon edhe interesin tuaj për të, por edhe ftohtësinë dhe maturinë tuaj si tip.

Sipas Elite Daily, kjo dilemë është e vërtetë. Ju nuk dëshironi që të dukeni tepër euforike, por sigurisht që doni të përcillni se ka interes nga ana juaj. Ju pyesni se sa kohë duhet të prisni përpara se të dërgoni këtë mesazh, çfarë emoji duhet të përdorësh etj.

Diana Dorell është një trajnere intuitive dhe eksperte e raporteve në çift. Dhe ajo e di saktësisht se çfarë ti do të thuash në të vërtetë, por është kaq e vështirë.

Ajo rekomandon: “Faleminderit shumë për kohën e mrekullueshme! Ishte shumë kënaqësi me ty”! Ajo shpjegon se ky tekst e mban vlerësimin në nota të lehta dhe pozitive.

Dorell thotë se ju mund të përdorni emoji-s  bashku me tekstin e sugjeruar.

“Unë mendoj se emojit janë mirë, por nëse nuk fillojnë të zëvendësojnë fjalët aktuale, atëherë është një problem i madh sepse konsiderohet si shenjë se ju nuk jeni komunikuese e madhe”.Një emoji e vogël buzëqeshje nuk do të dëmtojë askënd, prandaj mos ngurroni ta hidhni atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat