U dhunua nga familja e ish-bashkëshortit për vite me radhë. Vajza falenderon nënën që nuk e braktisi kurrë

Life style

U dhunua nga familja e ish-bashkëshortit për vite me radhë. Vajza falenderon nënën që nuk e braktisi kurrë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:37
Meremja

Programi “Dua të të bëj të lumtur” ka sjellë në ekranet tona çdo të shtunë histori dashurie nga më të ndryshmet që kanë lindur në moshë të re, por fatkeqësisht disa prej tyre nuk kanë pasur një fund të lumtur.

E tillë ishte historia e Meremes, e cila ishte dashuruar në moshë të re me dikë që ishtë 5 vite më i madh se ajo. Kur familja e saj e kishte zbuluar këtë lidhje nuk e kishin pranuar, por Meremja kishte vendosur që të martohej me djalin që dashuronte pa pëlqimin e tyre.

Meremja rrëfeu në studio se në filllim gjithçka shkonte mirë, por pas disa kohësh ish-bashkëshorti i saj kishte filluar të ushtronte dhunë fizike mbi të. Pavarësisht se ishin bërë prindër të një djali, ish-bashkëshorti i Meremes nuk kishte ndryshuar, madje mbi të kishte filluar të ushtronte dhunë dhe ish-vjehrra.

Image

Meremja kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje prindërve për vendimin e nxituar dhe për t’i falenderuar për çdo gjë që kishin bërë për të. Në studio kishte ardhur vetëm mamaja e saj, Sadrija të cilës i’u drejtua me këto fjalë: “Dua të të falenderoj për gjithë këto vite që më ke mbështetur, për çdo sakrificë që ke bërë për mua. Më keni ndihmuar shumë, por fjalët nuk mjaftojnë për të të falenderuar për ato që ke bërë për mua”.

Sadrja rrëfeu se ishin ndjerë shumë keq kur kishin zbuluar që vajza e tyre ishte dhunuar për vite me radhë dhe tregoi sesa e vështirë është për prindërit kur fëmija divorcohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat