I përsosur, por jo edhe aq sa duhet…

Life style

I përsosur, por jo edhe aq sa duhet…

Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Dashuria është magji… Hulumtimi thotë që zakonisht mendojmë që personi të cilin e duam është më i mençur se sa vërtet është

Kur dashurohemi, për partnerin e ri mendojmë çdo gjë të mirë. Ai është personi “më i bukur, më joshës, më argëtues, më gaztor, më i mençur që e kemi njohur ndonjëherë”…

Diç nga këto mbase edhe janë e sakta, mirëpo hulumtimi thotë që në vlerësimin e inteligjencës përfundimisht “e teprojmë”.

Shkencëtarët e Universitetit të Australisë Perëndimore dhe Universitetit të Varshavës kanë bërë studimin, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën shkencore “Intelligence”, i cili ka treguar që ne IQ-në e partnerëve e vlerësojmë në bazë të asaj sesa na bën të lumtur.

Shumica e njerëzve të cilët kanë marrë pjesë në hulumtimin e inteligjencës së personave me të cilët janë në lidhje e ka vlerësuar si “mbi mesatare”.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 218 çifte heteroseksuale, të cilët kanë qenë në lidhje mesatarisht gjashtë vjet, në momentin e studimit.

Inteligjenca e pjesëmarrësve në hulumtim është vlerësuar me teste standarde të IQ-së, ndërkaq nga ta është pritur që të vlerësojnë inteligjencën vetjake dhe të personit të cilin e duan.

Me krahasimin e rezultateve, psikologët kanë konstatuar që njerëzit në mënyrë rutine “mbivlerësojnë” inteligjencën e personit të cilin e dashurojnë për rreth 30 pikë të IQ-së, ndërkaq përgjithësisht konsiderojnë edhe që ata janë vetë inteligjentë mbi mesataren.

Megjithatë, dallimi që bie në sy shkon “në favor” të personit të cilin e duam. Në përgjithësi, shumica e njerëzve dëshirojnë të jenë lidhje me personin i cili u përshtatet intelektualisht, mirëpo vërehet që ata të cilët i duam paksa i “mbivlerësojmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat